TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2025, 11:43

Rikthimi i amerikanëve në SPAK, Rama zbulon arsyen: U ‘infektuan’ nga opozita për Komisionin Xhafaj

Shkruar nga Pamfleti

Rikthimi i amerikanëve në SPAK, Rama zbulon arsyen: U

Kryeministri Rama ka folur lidhur me rikthimin e përfaqësuesve amerikanë të OPDAT-it në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Rama tha se arsyeja e vizitës së tyre në SPAK, vjen pasi disa nga përfaqësuesit e huaj në Shqipëri, u ‘infektuan’ nga opozita në Shqipëri për teoritë konspirative që u hapën se Komisioni Xhafaj do të ndërhyjë në drejtësi.

Nga ana tjetër, sipas tij Shqipëria është vlerësuar në raportin e GREKO-s si një vend që është rritur me 18 vende më shumë në renditjen në luftën ndaj anti-korrupsionit.

"Në këtë sfond ku jeton dhe merr fund aktualisht BE. Puna e komisioni kujtoj se u shoqërua me konfuzion dhe me mosbesim dhe prekën edhe miqtë përfaqësues të komunitetit demokratik në Tiranë. Është shumë e çuditshme sesi Tirana infekton komunitetet që vinë dhe nga vendet e ftohta. Kjo bëri që komisioni të shkonte nga një anë, që ekzaktësisht shkon në fjalën që këtu u përmend që është fjala konsolidim. Në funksion të anti-korrupsionit dhe sundimit të ligjit dhe mirëqeverisje në tërësi. Qysh në 27 Maj kur komisioni ka nisur punën, jemi pozicionuar më mirë si asnjëherë në fushën e mirëqeverisjes dhe anti korrupsioni apo nga Valentina për vlerësimin e GREKO-s, që na ngjiti 18 vende në indeksin e korrupsioni.

Vlerësim që u bë nga fondacionet e huaj si një nga 8 vendet nga 137 vende të botës në aspektin e qeverisjes dhe në tërësi një vlerësim që neve na thotë shumë për të na inkurajuar por nuk na pengon që të vazhdojmë të këmbëngulim në një pikë. Pikërisht te konsolidimi. Sepse diçka është e brishtë dhe kthyeshme. Është ende vunerabël dhe prandaj na duhet BE, si një derë që është hapur si mundësi reale, jo aktuale që në fund të 2027 ne mund të fitojmë negociatat. Sepse është një derë që mund të mbyllet, se historia e zgjerimit tregon që vendet që duan të hyjnë në atë derë me ata që janë pas dere. Ne jemi shumë të bindur që ky komison, është kyç. Nuk ka liri individuale përveç se në këtë sistem që kemi zgjedhur dhe për ne përveç BE-së”, tha Rama.

Lini një Përgjigje