Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot Live në rrjetet sociale një komentuesi që i shkrujati lidhur me përdorimin e platformës TikTok me anë të VPN.
Rama e cilësoi përdorimin e VPN-së si të rrezikshëm për vjedhjen e të dhënave dhe si akt të turpshëm. Sipas tij, TikTok në Shqipëri shërben në mënyrë shumë të rrezikshme.
“Përdorimi i Tik Tok me VPN një turp i madh. Duhet shumë kujdes sepse është i hapur për marrjen në kohë reale të të dhënave. Është njësoj si ta përdorësh duke ndarë me të tjerët paswordin apo të dhënat. Por çështja këtu nuk është çështje Hitlerit, por është çështja Tik Tik në mënyrën si shërbehet në Shqipëri është shumë i rrezikshëm”, tha Rama.
Rama nuk kursyu ironinë për Berishën.
“Bufi i kënetës që është në rrjedhje është e qartë. Nuk është çështje moshe, por çështje e atyre që e lënë dhe bëhet meme përditë. Vetëm unë dhe PS e kyçim Shqipërinë në BE, nuk e bën dot askush tjetër. Cilido tjetër, minimalisht do të shkaktonte një shtyrje apo një vonesë që do të çonte në mbylljen e asaj dere që është hapur.”
Lini një Përgjigje