TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2025, 09:16

Arrestimet e SPAK, Rama merr meritat: Për herë të parë njerëz me pushtet politik po japin llogari para drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimet e SPAK, Rama merr meritat: Për herë të parë

“Korrupsioni në Shqipëri po luftohet me çdo mjet dhe për herë të parë në këto përmasa”, kështu u shpreh kryeministri, Rama, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale.

Rama tha se për herë të parë njerëz që kanë pasur pushtet politik po shkojnë dhe po japin llogari para sistemit të drejtësisë. Ai se kushdo që thotë se kjo nuk është arritje e tij dhe e Partisë Socialiste, thjesht nuk thotë të vërtetën.

“Korrupsioni në Shqipëri po luftohet më shumë seç është luftuar ndonjë herë tjetër. Për herë të parë, po ndodh, që njerëz të lidhur me pushteti politik po thirren nga prokurorë dhe gjykatës të pavarura nga pushteti politik, për herë të parë, kush thotë se kjo s’ka lidhje me mua dhe PS, nuk thotë të vërtetën, jemi unë dhe PS që e kemi sjellë këtë risi historike në jetën shqiptare, që nga 1912. Ky është kulmi i vullnetit për të luftuar korrupsionin”, tha ai.

Kujtojmë se pas arrestimeve, Rama sulmoi SPAK, por më vonë ndryshoi kurs. Pas sondazheve, kryeministri pa mbështetjen e qytetarëve ndaj SPAK dhe shiti arrestimet si arritje personale dhe të qeverisë së tij.

Lini një Përgjigje