TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Dhjetor 2025, 10:52

Revoltat, Berisha mbledh me urgjencë Kryesinë; çfarë pritet të vendoset

Shkruar nga Pamfleti

Revoltat, Berisha mbledh me urgjencë Kryesinë; çfarë

Mblidhet sot Kryesia e Partisë Demokratike. Kreu i Partisë Demokrarite Sali Berisha, ditën e djeshme, nga Elbasani njoftoi se sot në orën 13:00 do të mblidhet me urgjencë kryesia e PD-së për të vendosur datën e fillimit të protestave.

Berisha ka paralajmëruar disa herë protesta kombëtare për rrëzimin e Ramës, por deri tani ka mbajtur foltore para Kryeministrisë me një pjesëmarrje të reduktuar.

Kreu i PD-së u ndal ditën e djeshme tek zgjedhjet 11 majit teksa i cilësoi si një “farsë”, duke akuzuar qeverinë se ka përdorur mjetet e pushtetit ekzekutiv për të ndikuar votën e qytetarëve.

Sipas tij, punësimet e përkohshme, lejet e ndërtimit, certifikatat e pronësisë dhe lejet e legalizimit janë përdorur për të siguruar vota.

“Nesër në drekë mblidhet Kryesia e PD-së. Vendoset me urgjencë për fillimin e revoltave dhe protestave”, u shpreh Berisha, duke theksuar se protestat nuk do të ndalen deri në largimin e qeverisë.

Ai shtoi se ka qytetarë të gatshëm për të protestuar që tani.

“Edhe nëse janë 3 mijë shqiptarë që nesër dalin të përballen, ne me ta do të ngrihemi. Dhe do të shtohemi. Nuk mund të qëndrojmë më përballë një farse”, deklaroi Berisha, teksa e cilëson situatën si të papranueshme në një vend demokratik.

Kreu i PD-së bëri gjithashtu thirrje për angazhimin e të rinjve në aktivitetin politik dhe protestues.

“Të rinjtë përmbysën diktaturën e Enver Hoxhës. Duhet të bëjmë gjithçka për organizimin tonë dhe për përfshirjen e të rinjve”, theksoi Berisha.

Lini një Përgjigje