
Partia Demokratike duket plotësisht e paaftë për të dhënë përgjigje, ose për të marrë përgjegjësi për veprimet e saj. Madje çdo ditë e më shumë të jep përshtypje se sa herë që brenda PD-së merren vendime, të gjithë përfshihen nga çrregullimi i Somnambulizmit.
Deputetë që sillen sikur nuk ja kanë idenë se çfarë kanë firmosur, deklarata gjysmake dhe justifikuese për të fshehur faktin që janë në pazar me Qeverinë. Rasti më flagrant ishte ai me propozimin e Endri Shabanit si Avokta i Popullit.
Edhe pse deputetët e opozitës vendosën firmat e tyre te propozimi i emrit të Shabanit, ditën e djeshme të gjithë u larguan nga salla e Kuvendit kur PS-ja e miratoi me 85 vota pro propozimin e PD-së.
Kur gjithçka mbaroi, sot në takimin e tij të zhvilluar me qytetarë e mbështetës në Elbasan, Berisha doli dhe tha se ishte gabim dhënia e firmave, duke e cilësuar Shabanin si avokatin e Edi Ramës, pavarësisht se kishte urdhëruar të tijët të firmosnin për të.
“Gabim ishte, e pranoj dhe ju jeni të shqetësuar. Gabim ishte ajo me firmat e Endri Shabanit, avokatit të Edi Ramës, dhe unë ju kërkoj ndjesë. U dhanë ato firma në periudhën kur pati mbështetje ndaj kandidatit tonë të Tiranës dhe ato firma u tërhoqën menjëherë, secili nga deputetët i hoqi ato firma menjëherë”, tha Berisha.
Po ca te ka mber gje tjeter pa genjyer plak matuf zhdukuni se na e shpifet fare mizerje te gjithe jeni bashke po tani ska me maska turp