TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2025, 19:00

“Revoltë deri në fitore”, Berisha jep ‘kushtrimin’: Dhëmbë për dhëmbë me Edi Ramën

Shkruar nga Pamfleti
“Revoltë deri në fitore”, Berisha jep
Sali Berisha në Elbasan, takimi me demokratët

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka vijuar turin e ‘Foltores’ me demokratët e Elbasanit, nga ku tha se opozita do organizojë revolta deri në largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Berisha madje dha kushtrimin që demokratët të përballen “dhëmbë për dhëmbë” me Ramën.

“Jemi në një nga momentet më kritike të historisë sonë. Si njerëz politikë, ne duhet të realizojmë se pa votë të lirë ne të ardhme s'kemi. Absolutisht.

Ne jemi njerëz edhe me eksperiencën tonë, edhe me njohuritë tona, me leximet tona, ne e dimë që farsa, jo që nuk zbutet, por shkon duke u thelluar.

Në këtë farsë Edi Rama fitoi 52, në tjetrën do të fitojë 63. Nuk do japë më 100 euro, do japë 200 euro. Ne nuk kemi ç't'i bëjmë. Kur po hyjmë në zgjedhje, s'kemi ç't'i bëjmë.

Por ne duhet të betohemi, duhet të zotohemi, të bëjmë atë që bënë 35 vite më parë, djemtë, vajzat, gratë, burrat, guximtarët e Elbasanit, u përleshën dhëmb për dhëmb me diktaturën.

Përpjekja jonë duhet të jetë një dhe vetëm një: t'i përvishemi dhëmb për dhëmb Edi Ramës. Revoltë, revoltë, revoltë deri në fitore”, tha Berisha.

berisha elbasan revolta

Lini një Përgjigje