TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2025, 20:53

Firmosi për Endrit Shabanin, deputetja e PD-së bën autokritikë: U keqpërdor mbështetja që i dhashë

Shkruar nga Pamfleti
Firmosi për Endrit Shabanin, deputetja e PD-së bën
Endrit Shabani, i zgjedhur si Avokat i Popullit

Endrit Shabani, një prej kritikëve të fortë të Sali Berishës dhe politikës së vjetër, të paktën në zgjedhjet e 11 majit kur synonte të  merrte mandat deputeti përmes një koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” u zgjodh si Avokat i Popullit. Me mbështetjen e 35 deputetëve të PD-së, Shabani kaloi pengesën e parë, atë të hyrjes në garë, nga ku më pas me votat e socialistëve të Edi Ramës dhe aleatëve të tij, siguroi marrjen e një mandate 5 vjeçar si Avokat i Popullit.

Mes firmëtarëve demokratë ishte edhe deputetja Elda Hoti. Ajo ka bërë një autokritikë sot në rrjetet sociale, duke kërkuar ndjesë për të gjithë demokratët.

Hoti sqaron se firma është dhënë vetëm për qëllimin e dëgjimit të kandidatit në seancën dëgjimore të Komisionit të Ligjeve, por sipas saj, ajo u keqpërdor politikisht nga mazhoranca.

“Ndjesë të sinqertë demokratëve, opozitarëve dhe mbështetësve tanë për një firmë të dhënë vetëm për t’u dëgjuar në seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, një firmë që më pas u keqpërdor nga Edi Rama dhe Taulant Balla për të miratuar kandidaturën ilegjitime të Endri Shabanit”, shprehet deputetja e PD-së.

Hoti thekson se, pavarësisht tërheqjes zyrtare të firmave, kryeministri Edi Rama ka vijuar procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke e konsideruar atë në kundërshtim me Kushtetutën dhe standardet demokratike.

“Pavarësisht faktit që firmat janë tërhequr zyrtarisht, Edi Rama zgjodhi Avokatin e Popullit në kundërshtim me Kushtetutën dhe me çdo standard demokratik.

Megjithatë, nuk dua të shmang përgjegjësinë.

Ky mbetet një gabim, për të cilin kërkoj një ndjesë të sinqertë çdo demokrati dhe çdo qytetari shqiptar”, shkruan Hoti.

 

shabani avokat i popullit elda hoti

3 Komente

  1. l
    landi

    doni dhe vota ju

    1. L
      Li

      Si skeni tur po cfare ndjese jeni duke bwre vwtem teater turp

      1. B
        Bence

        Thjesht tradheti

        Lini një Përgjigje