
Reforma Zgjedhore ka marrë vëmendjen e të gjithë jetës politike në vend ku palët vijojnë akuzat me njëra tjetrën, por këto akuza po bëhen edhe mes vetë oozitës.
Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, deklaron se palës tjetër brenda opozitës nuk i intereson bërja e reformës zgjedhore.
Sipas Pampurit, Partia Demokratike është e gatshme të bashkëpunojë dhe të hartojë një draft të përbashkët me grupin tjetër të opozitës që po punojnë për reformën.
Por nga ana tjetër Pampuri tha se “Rithemelimi” nuk do të bashkëpunojë dhe nuk ka interes as për listat e hapura.
“Ata të cilët bëjnë cirk, janë ata që për një çështje, kush do jetë kryetar, po bllokojnë një çështje që i intereson shqiptarëve. Po bllokjnë një komision reforme. Ai komision, të gjithë anëtarët, janë përfaqësues të Rithemelimit, nga aleatët, kjo po bëhet për interesa personale. Nuk i interesojnë listat e hapura, i interesojnë karriget. Ne i kemi bërë të ditur propozimet tona. Ne nuk mund të heqim dorë, për persona që për interesa të tyre personale nuk duan lista të hapura”, ka thënë Pampuri.
Pampuri ka thënë se nuk duhen vendosur vija të kuqe veçanërisht kur ka mundësi për diskutim.
“Kur të vendosin të ulen në komision, mund të themi se ku është vija e kuqe.
Atyre nuk iu interesojnë listat e hapura. Ne, besoj ju e keni parë që kemi marrë pjesë, janë bërë të ditura qëndrimet tona. Besoj që nuk do të arrihet deri aty, nuk do donte, edhe ndërkombëtarët, që Shqipëria të shkonte në zgjedhjet e 2025 pasur një zgjidhje. Shqiptarët duan një ndryshim, ky është ndryshimi i shërben shqiptarëve dhe askujt”, theksoi Pampuri në një intervistë për ABC News.
Lini një Përgjigje