TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Janar 2024, 19:05

Berisha sulmon Ramën: Në ‘rrugën e Shpresës’ përballemi me korrupsionin më të madh që ka Europa

Shkruar nga Pamfleti

Berisha sulmon Ramën: Në ‘rrugën e Shpresës’

Ish-kryeministri Berisha ka mbledhur sërish mbështetësit e tij, i cili ndodhet nën masën “arrest shtëpie” pas hetimeve për korrupsion për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani’.

Në protestën që u zhvillua në “Rrugën e Shpresës”, duke iu referuar Ramës, ish-kryeministri u shpreh se përballet përpjekja e madhe për mbrojtjen e lirisë dhe pluralizmit me monizmin e shëmtuar, armikun e egër të lirive dhe dinjitetit njerëzor.

Ai vijon duke thënë se përballet antikorrupsioni me korrupsionin më gjigant që ka sot Europa, atë të Ramës.

“Në ‘rrugën e Shpresës’ në betejën tuaj janë burimet më kryesore të inkurajimit, të trimërimit, të shqiptarëve, të ndriçimit të mendjes dhe zemrave të tyre. Në një kohë të shkurtër me qëndresën tuaj, guximin tuaj, ju u shndërruat në burimin më kryesor të shpresës së shqiptarëve, sepse ju po zhvilloni një betejë pa kthim, një betejë të drejtë. Këtu në rrugën e shpresës përballet përpjekja e madhe e juaja për mbrojtjen e lirisë dhe pluralizmit me monizmin e shëmtuar, me armikun e egër të lirive dhe dinjitetit njerëzor.

Këtu në këtë rrugë përballet mbrojtja e interesit kombëtar të shqiptarëve, me armikun e egër të qenies së shqiptarëve, interesit të tyre kombëtar, me Edi Ramën, regjimin e tij që po përzënë shqiptarët çdo javë, muaj si një pushtim i egër nga vendi i tyre. Këtu në këtë rrugë, në rrugën e Shpresës përballen çdo natë antikorrupsioni i njerëzve të ndershëm, që jetojnë me djersën e tyre, i njerëzve të guximshëm që vërsulen kundër hajdutëve të qeverisë me në krye Edi Ramën.

Përballet antikorrupsioni me korrupsionin më gjigant që sot ka Europa. Përballet antikorrupsioni me hajninë, vjedhjen më të madhe që u bëhet qytetarëve në Europë, qytetarëve shqiptarë nga Edi Rama. Sot në rrugën e shpresës ju zhvilloni një betejë para së gjithash për dinjitetin tuaj, të shqiptarëve. Pa votë të lirë nuk ka dinjitet njerëzor, nuk ka dinjitet kombëtar. Me kauzën tuaj të drejtë, me idealet fisnike që mbroni, me vizionin kthjellët që keni, ju jeni luftëtarë, misionarë të të ardhshmes së Shqipërisë, të Shqipërisë së fitores, të Shqipërisë së shpresave të rinjve shqiptarë, ëndrrave të tyre të bukura”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje