TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Janar 2024, 17:37

"Palët përdorin Reformën Zgjedhore", Balliu: Pjesë e pazarit Rama-Basha për para e pushtet

Shkruar nga Pamfleti

"Palët përdorin Reformën Zgjedhore", Balliu: Pjesë

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, thotë se në të vërtetë asnjë prej palëve nuk po përpiqet për Reformën Zgjedhore, por e gjitha është një lojë për pushtet dhe para mes Ramës e Bashës.

Sipas Balliut dyshja Rama-Basha po vijojnë maskaradën e tyre.

Ai më tej tha se Ramës i intereson vetëm të ruajë pushtetin e tij të korruptuar.

“Këtu bëhet fjalë për para, jo për reforma. Këtu bëhet fjalë se si të mbahet një pushet i korruptuar dhe i degraduar dhe ka vetëm një formë për t’u mbajtur, duke shkelur ligjin dhe kushtetutën dhe duke blerë çdo person të mundshëm.

Në këtë aspekt, këtë po bëjnë Rama, Gjiiknuri apo e gjithë qeveria”, ka thënë Balliu.

Ai vijoi më tej duke theksuar se sot shqiptarët janë populli më i varfër e kjo falë qeverisë e cila ka zhytur vendin në krim.

“A mund të flasim sot se si ka mundësi që populli më i varfër në Europë ka taksat më të larta, dhe 1 km rrugë i kushton 30 milion euro? Ky vend i mbushur me ujë nga 4 anët ka çmimin e energjisë më të lartë?

Studiot ndërkohë diskutojnë morët vulën apo jo, a thua ti se një vulë bën opozitën. Opozitën e bëjnë vlerat, besimi dhe vota e qytetarëve, por këta nuk kanë respekt për votën se këta nuk duan vlerat euroatlantike, nuk kanë guxim të flasin dhe e vetmja gjë që dëgjojmë është ‘e vështirë’.

Opozita nuk merret se çfarë bën njëri apo tjetri, opozita bën detyrën e vet dhe këtë punë po e bëjmë më së miri, patjetër në pozita shumë të vështira. Sulmet ndaj saj kanë qenë të mire-menduara nga pushteti i së majtës”, ka thënë Balliu në një intervistë për Syri Tv.

klevis balliu reforma zgjedhore lulzim basha

Lini një Përgjigje