TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Janar 2024, 17:31

Tentativa e PS-së për të kontrolluar drejtësinë, Basha akuza qeverisë: Po sulmojnë SPAK-un nga frika e hetimeve!

Shkruar nga Pamfleti

Tentativa e PS-së për të kontrolluar drejtësinë, Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët, ku deklaroi se duhet të bëhet gjithçka për të forcuar demokracinë dhe shtetin ligjor.

Ai foli edhe sa i takon përpjekjes së qeverisë për të kontrolluar SPAK-un, me anë të grupit të ri të drejtuar nga Shalsi, për të cilën tha se do të gjejë kundërshtimin e PD-së.

Ndër të tjera, Basha theksoi se SPAK po sulmohet nga qeveria pasi është e vetmja hallkë që funksionon.

Duhet bërë gjithçka për të forcuar demokracinë dhe shtetin ligjor. SPAK e vetmja hallkë që funksionon sulmohet nga qeveria. Qeveria ka refuzuar të hedhë poshtë informacionin për përpjekjen për të kontrolluar SPAK-un. Nëse qeveria nën ankthin e asaj që ka nisur, vënia para drejtësisë përgjegjësit për korrupsion, kanë nisur përpjekjen për kontroll ndaj institucioneve të drejtësisë, do të ndeshen në kundërshtimin e fortë të PD. PD ka mbështetje pa kushte ndaj SPAK. Kush ka panik nga hetimet e SPAK, Zoti ia shtoftë panikun”, u shpreh Basha.

basha

Lini një Përgjigje