
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një komunikim me mediat pasditen e sotme ka folur për propozimin e tij për konfiskimin e aseteve ruse miratuar unanimisht në KiE një ditë më parë.
Duke e zgjedhur si kauzën e tij më të rëndësishme, Basha edhe një herë njoftoi votimin e propozimit sipas të cilit do të konfiskohen mbi 300 miliardë euro pasuri dhe asete të Federatës Ruse të cilat do të përdoren për rindërtimin e Ukrainës.
Basha tha se ky është një mesazh i qartë jo vetëm për Putin por edhe për agresorët e tjerë potencialë në Ballkanin Perëndimor.
“Dy qendra konflikti kanë kaluar në konflikte të nxehta njëra është Ukraina tjetra lindja e mesme. Me një hap të tillë nuk është vetëm një mesazh ndaj Putinit por edhe në një tjetër vatër të nxehtë siç është Ballkani Perëndimor. Në shtator të vitit të kaluar u tentua e njëjta mënyrë siç po tentohet në Ukrainë. E kam fjalën për sulmin në Banjskë ku qëllimi ishte të imponohej me forcë një realitet i ri. Mesazhi që dërgojmë përmes konfiskimit të pasurive është mesazh paralajmërimi për të gjithë agresorët kudo në botë por edhe në BP”, ka thënë Basha në komunikimin e tij me mediat.
Lini një Përgjigje