TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Janar 2024, 16:22

“Sistem me hile ky me qarqe”, Murrizi për Kodin Zgjedhor: Ka nevojë për dy nene!

Shkruar nga Pamfleti
“Sistem me hile ky me qarqe”, Murrizi për Kodin Zgjedhor: Ka
Myslim Murrizi

Ish-deputeti, Myslim Murrizi është shprehur se Kodi Zgjedhor ka nevojë për dy nene, t’i jepet mundësi Diasporës dhe vendimi i prillit 2008.

Murrizi tha se nëse kanë këllqe duhet t’i çojnë listat e hapura.

Sistem me hile ky me qarqe, ça kuptim ka Shpëtim Idrizi, qeveris me Ramën se janë në koalicion sa vota ke marrë ti, Fatmir Mediu nuk ekziston në letra se është koalicion. Është vullneti, këta qytetarë që votojnë partitë e vogla se, pazari i 5 qershorit e ka vrarë. Ky Kod Zgjedhor ka nevojë për dy nene, t’i jepet mundësi Diasporës dhe vendimi i prillit 2008. Për çfarë kam këmbëngul dhe ku u ndjeva i prerë në besë, ajo që më bëri ta çoj në Gjykatën Kushtetuese që e fitova gjyqin. Po të ketë këllqe duhet t’i çojë listat e hapura. Nëse hyjmë në zgjedhje nuk ka herës.”-tha Murrizi në Top Talk. 

Pas më shumë se dy vitesh ngërç, puna e komisionit të Reformës Zgjedhore ka rinisur. Bllokimi me zhurmues dhe zaptimi i karrigeve nga deputetët e Berishës dhe grupit të Bardhit e bëri të pamundur zhvillimin e mbledhjes fizikisht, ku nuk ishin paraqitur përfaqësuesit e PD.

Kjo detyroi thirrjen online të komisionit, që në mbledhjen 20 minutëshe miratoi planin e punës dhe programin. Deri në fund të marsit do të adresohen të gjitha çështjet për të dalë me një draft konkret.

Në mbledhje morën pjesë nga opozita Enkelejd Alibeaj dhe deputeti Çollaku si anëtarë të përhershëm, ndërsa mungesën e deputetëve të grupimeve të tjera PD e kishte zgjidhur me deputetet Bane dhe Jakupllari si anëtare zëvendësuese

Kujtojmë se mbledhja u bllokua edhe të premten e kaluar nga deputetët e Rithemelimit. Grupi Bardhi-Berisha kërkon ndryshimin e përbërjes së komisionit, ku në vend të Alibeajt kërkojnë të vendosin bashkëkryetar Oerd Bylykbashin e Rithemelimit. PD u shtriu dje dorën e bashkëpunimit që të ulen në diskutime dhe të dalin me një draft, ndërsa grupi Bardhi-Berisha i dërgoi dje letër Kuvendit dhe për dijeni ambasadorëve të QUINT-it, që të ndryshohet përbërja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

myslim murrizi

Lini një Përgjigje