TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Janar 2024, 18:05

A po hetohet nga SPAK? Këlliçi: Nuk kam frikë, do të denoncoj fakte të reja

Shkruar nga Pamfleti

A po hetohet nga SPAK? Këlliçi: Nuk kam frikë, do të

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili vazhdimisht ka denoncuar shkeljet në aferën e inceneratorëve, ka thënë se opozita disponon dokumente të reja që do të verifikohen.

Këlliçi ka njoftuar se grupi i ekspertëve në PD ka në dorë edhe informacione të reja që do të verifikohen.

Së fundmi ndaj Këlliçit thuhet se ka nisur një hetim i SPAK, por vetë ai ka thënë se këto janë mënyra nëpërmjet të cilave po përpiqen të intimidojnë opozitën.

“Kanë kohë, që nga fillimi i këtij viti që me forma nga më të ndryshme po tentojnë të më intimidojnë mua dhe bashkëpunëtorët e mi. Ju e shikoni që unë flas përherë për një grup ekspertësh pranë PD, por prap unë jam i vetmi që firmos dhe flas publikisht.

Kjo sepse kemi bërë një pakt që në fillim që duhet të ruajmë identitetin e të gjithë bashkëpuëntorëve që punojnë me këto dokumente sepse të gjithë kanë familje, njerëz të afërt që nuk duan që të dëmtohen”, ka thënë Këlliçi.

Këlliçi ka thënë se nuk ka frikë pasi çdo gjë e ka bërë transparente

“Ta bëjnë vetingun tim nga dita që kam lindur e deri më sot.

Kjo do të thotë që nuk do të ndaloj, përkundrazi. Sot kemi bërë publike arrestimin e personit në SHBA, që qenka një 29-vjeçar që do të na jepte 100 mln euro kompanisë së inceneratorit për të ndërtuar inceneratorin në Sharrë. Po ka qytetar budalla që i ha këto gënjeshtra, a ka njeri që i beson këto përralla.

Nëse mendojnë se na kanë intimiduar, e kanë të kotë, na kanë motivuar.

Po shqyrtojmë një sërë dokumentesh të reja.

Po e them për herë të parë, jo e gjithë administrata publike është e korruptuar, jo të gjithë punonjësit në Bashkinë e Tiranës janë të korruptuar, ka njerëz të ndershëm që duan të bëjnë detyrën e tyre dhe nuk abuzojnë me taksat e qytetarëve, që na sjellin informacion”, ka thënë Këlliçi në Syri Tv.

belind kellici spak inceneratori i tiranes

Lini një Përgjigje