TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Janar 2024, 18:50

Goditja e dytë e Perëndimit ndaj Vuçiç: I vëllai e djali i tij, biznes me kryekriminelin e veriut të Kosovës!

Shkruar nga Pamfleti

 

Goditja e dytë e Perëndimit ndaj Vuçiç: I vëllai e
Nga e majta: Zvonko Veselenoviç dhe Andrej Vuçiç /

‘Vijesti’ e titullon kryeartikullin e tij “Svonko dhe Andrej festuan një milardë euro”.

Pas investigimit ‘eksploziv’ të prestigjozes amerikane ‘The New York Times’, një tjetër bombë ka shpërthyer ndaj njeriut më të fuqishëm të Ballkanit, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Është e përditshmja e Podgoricës, ‘Vijesti’, e cila publikon një kryeartikull, ku zbulon lidhjet e vëllait dhe djalit të Vuçiç, me njeriun më të rrezikshëm në veriun e Kosovës, Zvonko Veselenoviç. I cili nuk është gjë tjetër veçse krahu i djathtë i Milan Radojçiçit.

‘Vijesti’ e titullon kryeartikullin e tij “Svonko dhe Andrej festuan një milardëshin”. Pasi sipas të përditshmes malazeze, kryemafiozi i serbëve të Kosovës së veriut dhe vëllai i Aleksandër Vuçiçit, Andrej kanë festuar njëmiliard euro.

Ky është një zakon shumë i njohur në Serbi, Mal të Zi, Bosnjë, Kosovë, por edhe në Shqipëri. Sidomos gjatë kohës së kontrabandës së naftës, ka pasur në Shkodër e Malësi e Madhe, mjaft njerëz që kanë bërë ziafete kur kanë arritur asokohe 1 milion dollarë. Është një ziafet tipik serbo-malazez.

Por sipas ‘Vijesti’, në lojë nuk është vetëm Andrej Vuçiç, por edhe djali i Presidentit, Danilo, i cili është në një farë mënyre njeriu i dytë i biznesit të tij.  

‘Vijesti’ në fakt nuk e nxjerr këtë përfundim nga një analizë. Jo ! Thjesht ka marrë një raport të policisë së Serbisë, e cila ka thyer komunikimet SKY, të dy personave të njohur të kriminalitetit në Mal të Zi. Një mafioz të regjur si Miloviç dhe kreun e policisë së vendit Bozhoviç.

Në këto komunikime thuhet qartë që më pas Zvonko Veselenoviç dhe Andrej Vuçiç janë përplasur fort, e këtë e ka përdorur në atë kohë ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, një emër i njohur i Partisë së Vuçiç, i cili u degdis duke u shkarkuar e degraduar nga Presidenti i Vendit.

Sot, Stefanoviç, është një person që nuk ka asnjë lidhje me pushtetin, madje thuhet se është bërë bashkëpunëtor i amerikanëve.

Ljubo Milloviç dhe Millosh Bozhoviç nga Nikshiqi për muaj të tërë komentuan shërbimet e sigurisë në Mal të Zi dhe Serbi, klanet kriminale që veprojnë në territorin e këtyre dy vendeve dhe më pas deklaruan se Andrej Vuçiq dhe Zvonko Veselinoviç i mbajnë të gjitha fijet në dorë dhe se së fundmi kanë festuar miliardin e parë të fituar.

 

Andrej Vuçiç është vëllai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe Zvonko Veselinoviç konsiderohet bashkëpunëtor i tyre i ngushtë dhe, siç e quajnë mediat vendase, biznesmen dhe mjeshtër kontrovers i veriut të Kosovës.

Në komunikimet mes tyre, dy mafiozët thonë se është BIA-shërbimi sekret serb, që e kontrollon situatën pasi Zvonko është një agjent i tyre.

Ndërkaq, gazeta malazeze nxjerr më pas lidhjet e djalit të Aleksandër Vuçiçit, Danilos, i cili është kujdesur për logjistikën e biznesit të Zvonko Veselinoviçit.

Gazeta malazeze shkruan më pas se të gjithë këto personazhe shkonin shpesh për gjueti me helikopter së bashku me ministrin e atëhershëm të Policisë së Republikës Srpska, Dragan Lukaç.

Vetë Danilo Vuçiç, djali i presidentit serb, ka dalë shpesh në publik me krerët e Banja Lukas, të Republikës Serbska.

Veselinoviç është financuesi direkt i revoltave në veriun e Kosovës, që nga barrikadat e deri përplasjet e tjera.

Madje ai është një nga të dyshuarit kryesorë të vrasjes së Iliver Ivanoviçit në Mitrovicën e Veriut. Por asnjëherë nuk i ka hyrë një gjëmb në këmbë pikërisht nga lidhja me familjen e Presidentit serb./Pamfleti

goditja e dytë e perëndimi aleksandër vuçiç andrej vuçiç danilo vuçiç svonko veselinoviç

Lini një Përgjigje