TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Janar 2024, 19:26

“Diskutimet për Zgjedhoren dytësore”, Arlind Qori: Rama, Meta dhe Berisha duhet të përballen me drejtësinë, kanë dekada që vjedhin!

Shkruar nga Pamfleti
“Diskutimet për Zgjedhoren dytësore”, Arlind Qori: Rama,
Arlind Qori

Unë mendoj se zoti Berisha, Rama, Meta dhe Berisha do duhej prej kohësh të ishin përballur me drejtësinë. Këta kanë dekada që abuzojnë, që vjedhin qytetarët."

Drejtuesi i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori në lidhje me debatin më të nxehtë politik për Reformën Zgjedhore, u shpreh se diskutimet duken dytësore.

Diskutimet për reformën zgjedhore janë dytësore. Mund të dal unë me një dokument shumë të mirë 10 hapa për reformën zgjedhore por s’do ketë as jehonë, as nuk do merret parasysh sepse vendosin këta që janë në parlament. Reforma zgjedhore do bëhet këto muaj dhe ne nuk kemi asnjë mënyrë të ndikimit në vendimmarrje. Për mua përparësi është që të bind qytetarët. Reformën do ta bëjnë të tjerët", tha Qori.

Sa i përket zgjedhjeve të 2025, Qori tha se do të bëjnë fushatë duke kërkuar vota kudo, ndërsa theksoi se “lufta” e Lëvizja Bashkë do të jetë “për kauza qytetare”.

“Ne do të bëjmë fushatë dhe do të kërkojmë vota në të gjithë Shqipërinë. Kemi pasur numër të madh qytetarësh që janë anëtarësuar në partinë tonë. Ne jemi për një politikë që është aty ku qytetarët i ndiejnë në përditshmëri padrejtësitë.  E duhet ta fitojmë mbështetjen e qytetarëve për meritën tonë. Ne duam të fitojmë me mbështetjen e qytetarëve”.

Ndërsa shprehu mbështetjen ndaj SPAK, apeloi që të vërë para drejtësisë të gjithë politikanët.

“Ti kërkojmë SPAK të bëjë detyrën dhe të vendosë të gjithë të korruptuarit para drejtësisë”. 

Një koment pati dhe për ndëshkimin e Sali Berishës në arrest shtëpie për aferën Partizani.

“Unë mendoj se zoti Berisha, Rama, Meta dhe Berisha do duhej prej kohësh të ishin përballur me drejtësinë. Këta kanë dekada që abuzojnë, që vjedhin qytetarët. Do duhet të kishin frikë nga institucionet ata dhe jo institucionet prej tyre. Ne na kanë vjedhur aq shumë sa e kemi toleruar vjedhjen”, shtoi Qori.

arlind qori

Lini një Përgjigje