TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2026, 11:01

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Të parandalohet financimi i paligjshëm i partive

Shkruar nga Pamfleti
Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Të parandalohet financimi i
Damian Gjiknuri

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, deklaroi se hartimi i ligjit për financimin e partive politike përbën një prioritet të punës së komisionit dhe lidhet drejtpërdrejt me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Gjatë një tryeze të zhvilluar sot për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri nënvizoi se kuadri i ri ligjor duhet të ndërtohet mbi parime transparence dhe të garantojë një ekuilibër mes forcave politike. Ai theksoi se ligji nuk duhet të rëndojë partitë e vogla, ndërsa paralelisht duhet të vendosë mekanizma të qartë për të parandaluar financimet e paligjshme, përfshirë ato që mund të vijnë nga krimi apo ndikime të huaja.

“Ndërtimi i një ligji me parametrat që kërkon koha është objektiv i rëndësishëm i joni. Çështje e rëndësishme por kemi masa pak më të mëdha politike se përmirëson një gjë që i shërben të gjitha partive politike.

Ligji nuk do të udhëhiqet nga parimi që njëra forcë të dominojë tjetrën, do të jetë proporcional, me standardet më të mira por edhe duke marrë parasysh edhe jetën shoqërore dhe traditën e shoqërisë shqiptare. Duke mos u kthyer një barrë e rëndë për partitë e vogla politike që mbase mund ta kenë më të vështirë nga kërkesat që mund të bëhen nga ky ligj.

Duhet të gjejmë një balancë që tregon transparencë, kontroll, auditim të pavarur dhe të parandalojmë fenomene që janë ndikime të paligjshme si financimet nga burime të papranueshme, qoftë nga bota kriminale e interesa biznesi të lidhura me pushteti apo fuqi të huaja”, u shpreh Gjiknuri. 

reforma zgjedhore damian gjiknuri

Lini një Përgjigje