TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Tetor 2025, 12:46

Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale, PS jep ‘ok’ për ngritjen e dy komisioneve

Shkruar nga Pamfleti

Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale, PS jep ‘ok’ për

Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, u shpreh në ditët në vijim do të bëhet institucionalizimi i dy komisioneve parlamentare, ai i Reformës Zgjedhore dhe për Reformën Territoriale.

“Në mbyllje të mbledhjes së grupit duhet t’ju informoj se grupi i PS do të institucionalizojë në ditët në vijim 2 nisma që kanë të bëjnë me ngritjen e dy komisioneve, një prej të cilave është komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Traditë tashmë prej shumë vitesh që në fillim të çdo legjislature grupi i PS ka qenë nismëtari i ngritjes së këtyre komisioneve të posaçme për reformën zgjedhore.

Uroj shumë që komisioni të udhëhiqet nga interesi i përbashkët i të gjithë aktorëve politikë në Kuvend për të përmbyllur rekomandimet e OSBE-ODIHR ndër vite.

Është bërë një punë e mirë me shumë ekspertë të atashuar”, tha ai.

Në vijim, ai u shpreh se do t’i propozojë tre kryetarëve të grupeve parlamentare që të vijojnë me punën per komisionin për reformën territoriale.

 “Po të propozojmë ne zgjerimin, ata do të propozojnë uljen. Ju jeni një institucion i rëndësishëm që synojmë që të flasim dhe me palën tjetër. Në një nga konferencat e kryetarëve në vijim, unë do ia bëj këtë ftesë tre grupeve parlamentare të opozitës për të nisur punën menjëherë punën për këtë komision të posaçëm (reformën territoriale). Sa i përket këtij projektligji, është punuar prej muajsh”, tha Balla.

 

Lini një Përgjigje