TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Maj 2026, 18:35

Reforma zgjedhore, Dashamir Shehi kundër pragut 5 për qind: Kërkojmë lista të hapura dhe votim elektronik

Shkruar nga Pamfleti
Reforma zgjedhore, Dashamir Shehi kundër pragut 5 për qind:
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, duke folur për reformën zgjedhore dhe zhvillimet në opozitë, deklaroi se mbështet grupin e opozitës që po negocion. Ai tha se  prioritet mbeten listat e hapura, votimi dhe numërimi elektronik për të garantuar zgjedhje të ndershme.

“Ne i kemi dhënë grupit të negociatorëve mbështetjen tonë për të çuar përpara idenë e listave të hapura, votimit dhe numërimit elektronik që të mos vidhen votat. Këto janë bazat tona”, u shpreh Shehi për “A2CNN”

Ai kundërshtoi gjithashtu rritjen e pragut elektoral për partitë e vogla, duke kërkuar që ai të mbetet në nivelin aktual.

Kërkojmë që pragu për partitë e vogla të lihet aty ku është, 2.2%. Nuk ka pse të bëhet 5%, sepse pastaj bëhet përjashtues. Ligji i detyron partitë e vogla të futen në një thes të përbashkët ose të zhduken”, deklaroi ai.

I pyetur për zgjedhjet në Partinë Demokratike dhe të ardhmen e opozitës, Shehi tha se gara brenda PD-së është e kotë pasi, sipas tij, drejtimi i partisë do të mbetet në duart e Sali Berishës.

Unë them se janë lodhur kot me këtë punë. Atje dihet, është Berisha dhe ai do të rrijë”, tha Shehi.

Sipas tij, opozita duhet të mendojë për një lidership të ri dhe të pranueshëm nga ndërkombëtarët, me ide të reja politike.

“Berisha ka rolin e vet, por nuk mund të jetë faktori determinant, sepse nuk po mbahet përgjegjësi për humbjet. Siç është Rama 13 vite në pushtet, ata që kanë drejtuar opozitën duhet të ndjejnë përgjegjësinë që u bënë 16 vite në opozitë. Opozita nuk është vetëm për hallet e këtyre”, përfundoi Shehi.

shehi 5 për qind reforma

Lini një Përgjigje