“Pushteti duhet të japë llogari”, Holanda ashpërson tonet ndaj qeverisë
Holanda vijon t’i japë sinjale të forta qeverisë shqiptare se rruga drejt Bashkimit Europian nuk kalon përmes deklaratave politike apo miratimit formal të ligjeve, por vetëm përmes ndërtimit të institucioneve të forta, drejtësisë së pavarur dhe luftës reale kundër korrupsionit në nivelet e larta.
Pas miratimit të raportit IBAR, ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, artikuloi një tjetër mesazh të ashpër ndaj mënyrës se si funksionon pushteti në vend, duke theksuar se Bashkimi Europian kërkon standarde reale demokratike dhe jo vetëm reforma në letër.
Në një tryezë të Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen Institucionale, Vos deklaroi se themeli i BE-së është besimi tek institucionet dhe aftësia e tyre për të funksionuar pa ndikim politik.
“Bashkimi Europian është ndërtuar mbi besimin; besim tek institucionet që të funksionojnë në mënyrë të pavarur; besim që pushteti jep llogari, besim që ligjet zbatohen në mënyrë të drejtë; besim që qytetarët kanë zë të qenësishëm në jetën publike. Ndaj grup-kapitulli i parë, Themeloret, ka rëndësi kaq shumë dhe është në thelb të procesit të negociatave. Prandaj dhe roli i Parlamentit është absolutisht qëndror; kriteri i parë për anëtarësimin është të keni një parlament të mirë. Mbikëqyrja parlamentare nuk është një pengesë për qeverisje efektive. Përkundrazi e përmirëson qeverisjen”, deklaroi ambasadori holandez.
Diplomati i Hagës ironizoi edhe mënyrën teknike me të cilën shpesh paraqitet procesi i integrimit, duke lënë të kuptohet se Shqipëria nuk mund të bindë BE-në vetëm me prodhim ligjesh.
“Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian nuk ka të bëjë vetëm me miratimin e legjislacionit. Nuk është thjesht një ushtrim teknik për përkthimin e direktivave në ligjin shqiptar. Nëse do të ishte kështu, procesi ndoshta mund të përfundohej nga një sistem shumë inteligjent i inteligjencës artificiale dhe disa juristë të lodhur duke pirë shumë kafe natën vonë.
Sfida e vërtetë është kultura institucionale. Bashkimi Europian, në fund të fundit, ndërtohet mbi besimin: besimin që institucionet funksionojnë në mënyrë të pavarur, besimin që pushteti mban përgjegjësi, besimin që ligjet zbatohen në mënyrë të drejtë dhe besimin që qytetarët kanë një zë kuptimplotë në jetën publike”, u shpreh Vos.
Mesazhi i Holandës vjen në vijim të qëndrimit të përbashkët me Gjermaninë, ku dy vendet kryesore të Bashkimit Europian paralajmëruan qeverinë shqiptare se nuk do të ketë progres në negociata pa rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe pa respektim të plotë të pavarësisë së drejtësisë.
Në deklaratën e përbashkët, Berlini dhe Haga theksuan se hetimet ndaj zyrtarëve të lartë dhe funksionimi i pavarur i institucioneve të drejtësisë mbeten kushte të panegociueshme për Shqipërinë.
“Respektimi i pavarësisë së drejtësisë dhe lufta pa pengesa e korrupsionit edhe në raste të nivelit të lartë janë kushte të panegociueshme për progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE. Këtu bën pjesë edhe fakti që vendimmarrjet lidhur me heqjen e imunitetit duhet të jenë në harmoni me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë përcaktuar qartë pritshmëritë ndaj Shqipërisë në Deklaratën e Përbashkët, duke i konsideruar ato kushte kyçe për përmbylljen e negociatave të anëtarësimit”, thuhej në reagimin e përbashkët të Gjermanisë dhe Holandës.
Qëndrimet e përsëritura të Holandës dhe Gjermanisë interpretohen si një paralajmërim i qartë për qeverinë shqiptare se procesi i integrimit nuk do të ecë përpara nëse reformat mbeten vetëm formale dhe nëse institucionet e drejtësisë përballen me presion politik. /Pamfleti
Po mire o teveqele, a nuk e dini qe Gjermaniket, Anglo-Saksonet, Latinet nuk duan te na shohin me sy. Kaq nuk keni kuptuar? Si more ngrini bythen perpjete ne mes te bulevardit karshi legjendarit Gjergj Kastrioti e shkaterroni fabrika e uzina e ndertoni xhami e kisha e do ju doje Europa ju!? Pak i beme karshillek gjithe perendimit me Enver Hoxhen ne krye e vazhdojme t'i bejme me te dhjefsha fene e pislleqet e korrupsionit. Apo ju genjen mendja se u beni ca favore personale per toka eprona e ca kopukeve administratore e politikane e kujtoni se do ju presi krahehapur politika solide e Europes? Ah, ju kripsha mendjen qe u eshte qelbur.
Jemi per integrimin europjan, por kur vertete ti kemi plotesuar kushtet. Keta zullumqare qe per 36 vjet as qe ju afruan europes me asnje standart, prisni qe te na fusin ne europe per 2 apo tre vjet harrojeni. Une e dua me shume se keta te rinjte europen, se kemi lindur ne komunizem e u plakem ne komunizem. Por me kete pseudemokraci ose me mire anarrshi qe na sollen katovicaret e Ramiz Alise, mendoj se dhe femij tane do e shohin me dylbi europen.