TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Maj 2026, 15:23

"Reforma Territoriale ka dështuar", Boçi ngre shqetësimin: Nëse ndodh shkrirja e bashkisë rrezikohen shërbimet!

Shkruar nga Pamfleti
"Reforma Territoriale ka dështuar", Boçi ngre
Luçiano Boçi

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi u shpreh se komisioni po zhvillon dëgjesa në disa qarqe të vendit për të mbledhur shqetësimet dhe propozimet e qytetarëve lidhur me reformën territoriale.

Sipas tij, në shumë zona qytetarët po kërkojnë krijimin ose ruajtjen e bashkive ekzistuese, me argumentin se vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohen shërbimet bazë për komunitetet lokale.

Boçi komentoi edhe deklaratat e kryebashkiakut Adriatik Zotkaj, të cilat i cilësoi të drejtpërdrejta dhe të pazakonta për një përfaqësues të mazhorancës.

Ka qenë i ashpër zoti Zotkaj. Ka shprehur shumë të vërteta, gjë që rrallë ndodh në ambientet tona politike, sidomos kur vijnë nga mazhoranca. Ai ka shprehur dështimin e reformës së vitit 2014 dhe ka kërkuar që Poliçani të qëndrojë si bashki më vete.

Jemi duke bërë dëgjesa për reformën territoriale, në disa qarqe. Qytetarët kërkojnë të krijojnë bashkitë e tyre dhe t’u ofrohen shërbimet. Ka qenë i ashpër zoti Zotkaj. Ka shprehur shumë të vërteta në fakt, që rrallë ndodhin në ambientet tona politike, që të mendosh që vinë nga mazhoranca. Ai ka shprehur dështimin e reformës së 2014 dhe ka kërkuar që Poliçani të qëndrojë si bashki me vete. Këto zëra janë shtuar dhe nga disa bashki që konsiderohen si të vogla dhe të mesme. Nëse ndodh shkrirja e bashkisë, rrezikohen shërbimet dhe qytetarët do të largohen. Shqipëria rrezikon të zbardhet të humbasë atë moshë te re, dhe po rrezikon shpopullim. Misioni ynë është që të ndalin shpopullimin. Pushteti vendos duhet t’i jepen kompetenca të plota, por dhe financa. Reforma territoriale ka brenda dhe administrimin., tha ai në News 24.

 

reforma territoriale luçiano boçi

Lini një Përgjigje