TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Maj 2026, 18:09

Shëndetësia në ditë të hallit, Evis Sala fut terapi hormonale në QSUT për transgjinorët

Shkruar nga Pamfleti
Shëndetësia në ditë të hallit, Evis Sala fut terapi
Parada e LGBT pak ditë më parë & Evis Sala

Ndërsa pacientët me kancer nuk bëjnë kimioterapi, dializa vonohet dhe Onkologjiku mbytet nga lagështira e infeksionet, Ministria e Shëndetësisë shpall si prioritet trajtimin hormonal për transgjinorët në QSUT

Në një sistem shëndetësor ku pacientët me kancer enden dyerve të spitaleve për të gjetur kimioterapitë, ku barnat rezultojnë të skaduara në magazina dhe ku repartet e Onkologjikut përshkruhen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si burim infeksioni, Ministria e Shëndetësisë duket se ka gjetur prioritetin e ri: terapinë hormonale për transgjinorët.

Për herë të parë në Shqipëri, sistemi publik do të ofrojë trajtim hormonal për personat transgjinorë në QSUT, ndërsa kostot do të mbulohen nga fondet publike.

Vendimi vjen në një kohë kur vetë raportet zyrtare të KLSH-së flasin për një situatë dramatike në spitalet shqiptare, me mungesë barnash jetike, terapi të ndërprera, pajisje jashtë funksionit dhe pacientë që rrezikojnë jetën për shkak të kaosit në sistem.

Trajtimi do të jetë i aksesueshëm për burrat transgjinorë që kalojnë nga vajzë në burrë përmes hormonit të testosteronit, si dhe për gratë transgjinore që kalojnë nga burrë në grua përmes estrogjenit dhe anti-androgjenëve.

Si rregull, terapia mund të nisë nga mosha 16 vjeç, ndërsa në raste të veçanta, dhe vetëm me vlerësim të specializuar, mund të konsiderohet edhe nga mosha 14 vjeç.

Koha varet nga pjekuria njohëse e adoleshentit dhe aftësia e tij për të pranuar efektet potencialisht të pakthyeshme të trajtimit. Vlerësimi i kësaj është kompleks dhe kërkon bashkëpunimin e plotë të adoleshentit, familjes së tij dhe ekipit të trajtimit. Duhet gjithashtu të merren parasysh ndikimet e mundshme të së trajtimit në shëndetin dhe funksionimin social të fëmijës”, thuhet në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Shëndetësia në ditë të hallit, Evis Sala fut terapi
Udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Pra, ndërsa pacientët me tumore nuk gjejnë medikamente bazë për të mbijetuar, shteti po organizon tashmë mekanizmin për ndryshimin hormonal të gjinisë.

Ironia bëhet edhe më e fortë kur krahasohet me panoramën që ka nxjerrë vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit për QSUT-në dhe sistemin farmaceutik shqiptar.

Sipas auditimit të KLSH-së, nga 253 barna antitumorale të autorizuara në Shqipëri, 116 nuk janë importuar asnjëherë gjatë viteve 2021-2025. Në raport evidentohet mungesa e kimioterapive jetike, barna të skaduara në sistem, receta të dublikuara, mungesë kontrolli laboratorik dhe pacientë që mbeten pa trajtim për javë të tëra.

Në të njëjtën kohë, raporti zbulon se në Onkologjik pacientët trajtohen mes lagështirës, vapës dhe ambienteve të degraduara që konsiderohen potencialisht burim infeksioni. Kati nëntokësor i godinës përshkruhet si totalisht jofunksional, i mbushur me pajisje të hedhura, papastërti dhe rrezik mikrobiologjik.

Ndërsa pacientët me dializë apo transplant raportohen se nuk kanë marrë barnat në kohë, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të garantojë monitorim të detajuar hormonal për tranzicionin gjinor, me analiza periodike dhe ndjekje të vazhdueshme mjekësore.

Raporti i KLSH-së ngre alarmin edhe për cilësinë e barnave që hyjnë në Shqipëri, duke evidentuar mungesë analizash laboratorike dhe dobësi serioze në kontrollin farmaceutik. Sipas auditimit, laboratori përgjegjës për analizat nuk ka kryer kontrollet e nevojshme për një pjesë të madhe të barnave të futura në treg.

Por ndërsa sistemi përballet me mungesë ilaçesh për sëmundjet më të rënda, drejtuesit e shëndetësisë kanë zgjedhur të promovojnë një shërbim të ri që prek një numër shumë më të kufizuar pacientësh.

Në Shqipërinë ku pacientët me kancer detyrohen të blejnë ilaçet vetë, ku kimioterapitë mungojnë për muaj dhe ku raportet zyrtare flasin për keqmenaxhim masiv në QSUT, vendimi për terapinë hormonale për transgjinorët po shihet si një tjetër shembull i prioriteteve të përmbysura të sistemit shëndetësor. /Pamfleti

 

evis sala transgjinore

Dokumenta bashkëngjitur

7 Komente

  1. S
    Specialisti

    Kjo u mbeti sot ne SPITALET ne Shqiperi nuk as nje medikament perveç çarafeve dhe krevatit te tjerat duhet duhet ti blesh nje realitet i hidhur qe nuk besoj se mund ta ndeshesh as ne vendet e botes se trete Zonja ministre interesohu njere çfare medikamentesh ka sot ne Spitalet Shqiptare do tronditesh . Apo thjesht pret Ndonje konçesion te besh aksionere si ministrat para teje dhe nuk te interesojne te tjerat ??

    1. T
      Tarrasi

      I di shume mire ajo dhe te tjeret, thjesht eshte biznes dhe nuk u rruhet.

    2. R
      Rim

      Nga Zaho inshalla ????????????

      1. D
        Dori

        Njerezit s'po gjejne dot zgjidhje shendeti e kane hall keto zarbat e shkara thone ilaçe hormonale per qef... po i them per qef se nuk eshte se po demtojne veten apo me tej, po kjo skizofrene ne palce te trajtohet per vette raketikja

        1. H
          Hasan Selimi

          Kjo eshte ministresha me e papergjegjeshme qe ka pa historian postmaster . Del e thote se way nuk. Ben analyze se shteti nuk ka leke , etj emu Detyra e saj nuk eshte Te monitor one po Te japi zgjedhje se populli paguan per sherbimin shendetesor . Negotiate kjo Ben pjese ne nje qeveri antipopullore , ku eshte dhe vete , nje qeveri qe vjedh nate e dite popullin nder me Te varferit e botes , vjedh fondet e BE qe I jep per farmer e popullin , qe e ka nxire Shqiperine e popullin ku 50 % e popullsise jeton ne nivelin ekstreme Te varferise . Eshte nje theme e Orwell se nje qeveri I jep popullit vetem Te hake e Te flee , nuk ka popull po skllever . Qeveria antipopullore Rama nuk I jep popullit as me ngre e pra kemi skllaveruar Te plate . Rilindssit e vertete , se keto Jane mashtrues , shkruanin per Te sensibility popullin qe gjithnje vetem ka dremitur Shqiperine e mori Turku I bought zjarr , Shqiptar mos tri po diku Shqipetar , Te ka be perennial letter , si ste kochi Ribera shqipetar . Sot mind Te them , qeveria po Te vjedh Millard’s euro Shqipetar , si ste lodhi varferise ekstreme Shqipetar

          1. A
            Altin Prifti

            Ptuuuuu, fare e keqe!

            1. R
              R@pt

              R@pt mu ne g@pt te gjithe o fareprishur!

              Lini një Përgjigje