
Ish-deputetin Ervin Salianji ka folur në “Të Pashoq” lidhur me situatën e brendshme në Partinë Demokratike dhe pasojat e raportit të OSBE-së për zgjedhjet e 11 majit.
Raporti doli, a do të ndodhë analiza par publikimit të raportit?
Raporti përfundimtar nuk kishte asnjë diferencë nga raporti paraprak, praktikisht zgjedhje nuk ka pasur. Shteti që duhet të jetë garant për të siguruar mes partive politike dhe institucioneve për të garantuar zgjedhje të barabarta, pra nuk ka pasur siç e ka parashikuar Kushtetuta. Pushteti që buron nga një institucion që ka dalë nga vullneti i votuesve është legjitim. Dhe këtu duhet të aplikojmë protesta, pasi kemi pasur rezultat gjithmonë.
Në vitin 2017 në 20 ditë çadër u larguan 6 ministrat më të rëndësishëm, pas 20 ditë çadër Rama u detyrua të ulet në tryezë dhe të ndryshonte më shumë se gjysmën e qeverisë. Pra, drejtuesit e PD i kanë keqpërdorur protestat, por në PD ka pasur protesta të jashtëzakonshme. Protestat janë forma e duhur ndaj padrejtësive.
Qytetarët, demokratët duhet të ketë vendime të qarta që të bëjnë të mundur transformimin dhe reformimin. Duhet gjetur një mënyrë për t’i bërë gjithë demokratët bashkë dhe për të marrë vendime së bashku. Partia Demokratike, kreu i tij Berisha të gjejë zgjidhjen e duhur që PD të jetë fituese por ehde të bëjë të mundur rrëzimin e qeverisë.
Dy mënyrat për rrëzimin e qeverisë janë, protesta masive ose të krijohet një masë kritike votuesish që të tejkalojë deformimin e vullnetit të zgjedhjeve.
Lini një Përgjigje