TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Tetor 2025, 21:02

"Berishës i intereson vetëm pushteti", Gjikondi: Dy arsyet që mund ta detyrojnë të heqë dorë nga politika

Shkruar nga Pamfleti

"Berishës i intereson vetëm pushteti", Gjikondi: Dy arsyet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodikun.

Avokatja Brizida Gjikondi tha se rasti i Dodikut nuk mund të krahasohet me atë të ish-kryeministrit Berisha.

Sipas saj, kreu i PD është një autokrat dhe nuk ndikohet nga presione të jashtme, pasi marrëdhënien e tij e ka vetëm me pushtetin. Juristja shtoi se deputetët e tij janë “të emëruar” dhe të varur nga Berisha, ndërsa largimi nga partia do të vinte vetëm për interesa familjare dhe personale.

“E njëjta gjë nuk mund t’i ndodhë kurrë Berishës, nuk mund të mendojmë ne se po i bëhet presion Berishës me anë të Dodik-ut. Marrëveshjen e ka me veten e  tij, është autokrat, delirant, agresiv dhe nuk do që t’ia dijë fare se çfarë bëhet rrotull. Ai marrëdhënien e tij e ka me pushtetin. Asnjë shpresë nuk ka nga ata deputetë që t’i thonë Berishës dil ti dhe bëje si Dodiku. Të gjithë deputetët i ka të emëruar me dorën e tij në Parlament, i ka skllevër të bindur që nuk e kanë marrëdhënien me popullin, por me karrigen. Kurrë nuk kam shpresë. Berisha edhe nëse do të arrijë ta meditojë këtë gjë, ka të bëjë me familjen e tij të gjakut, për të shpëtuar pronat, për t’u ricikluar në Amerikën, dhe për shkak të moshës”, tha Gjikondi për “Abc News”.

Lini një Përgjigje