
Kreu demokrat Sali Berisha shprehu gatishmërinë për t’u ulur me kryeministrin Rama për të ndryshuar Kushtetutën. Lidhur me këtë, kryetari i PDK-së Nard Ndoka ka reaguar ashpër ndaj kësaj deklarate.
Ai e akuzon Berishën se ka shembur Kushtetutën dhe theksoi se është fajtor për humbjen e PD-së.
“Sot i kërkojnë presidentit të jetë mbi palët, kur vetë PD e ka shembur kushtetutën. Presidenti është palë. Kjo është gangrena se vetë Berisha dhe PD e specialistët e tij, se fajin e ka Berisha, askush prej këtyre delenxhinjve të tjerë se ka sa të duash aty”, u shpreh Ndoka në A2 CNN.
Sipas tij, me këtë kod zgjedhor, PD dhe e djathta nuk vjen kurrë në pushtet pasi kundërshtarët e nisin me 13 mandate plus.
“Nëse marrim rezultate e zgjedhjeve nga 91 ne nuk i fitojmë kurrë zgjedhjet si e djathtë. Ne edhe në Shkodër që kemi bastion tonin kemi humbur. Nuk bëhet fjalë për fitore të së djathtës me këtë kod zgjedhor. Dy qarqe në jug të vendit përcaktojnë rezultatin përjetësisht të së djathtës. Kurrë nuk fitojmë ne, se e nisin me 13 mandate plus”, tha ai.
Lini një Përgjigje