TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Tetor 2025, 19:54

Rama ndryshon ligjin për koncesionet, hapet rruga për të dhënë me PPP ndriçimin publik!

Shkruar nga Pamfleti

Rama ndryshon ligjin për koncesionet, hapet rruga për të

Ligji i ri për koncesionet, Rama “zë mend” nga Pëllumb Gjoka!

Qeveria ka vendosur të ndryshojë tërësisht ligjin për koncesionet. Pas shumë aferave dhe skandaleve, por edhe faljes së pasurisë publike te një grusht njerëzish, qeveria ka vendosur të ndërhyjë në ligj, duke futur një sërë përcaktimesh të debatueshme. Ligji i ri është miratuar sot në mbledhjen e qeverisë dhe do të shkojë për diskutim në Kuvend.

Qeveria ka zgjeruar listën e sektorëve që mund të jepen me koncesion duke shtuar: “Ndriçimin publik në territorin e njësive administrative vendore; bujqësi dhe kontrata të tjera në sektorët utilitarë”.

Rama ndryshon ligjin për koncesionet, hapet rruga për të
Ligji i ri

Pra si duket Babloku po bën gati PPP-të në bujqësi dhe ndriçimin e qyteteve. Në vitin 2016, u hodh ideja për të dhënë me koncesion ndriçimin publik në Tiranë dhe në Durrës. Kjo gjë shkaktoi debat mes Damian Gjiknurit dhe Ylli Manjanit, i pari ministër i Energjisë dhe i dyti ministër i Drejtësisë.

Rama ndryshon ligjin për koncesionet, hapet rruga për të
Ligji aktual

Kompania daneze “HeSaLight” A/S, solli një propozim të pakërkuar pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, për të marrë me koncesion ndriçimin publik në Bashkinë e Tiranës dhe të Durrësit. Qeveria më pas nisi procedurat, por pas përplasjeve të vazhdueshme me Ministrinë e Drejtësisë, projekti dështoi. Tani duket se ka dalë në dritë sërish.  

Një pikë tjetër e debatueshme është se autoriteti publik mund të marrë përsipër të ofrojë mbështetje financiare të plotë në realizimin e investimit.

Partneriteti publik privat nënkupton një formë bashkëpunimi afatgjatë, të rregulluar me kontratë, ndërmjet autoritetit/entit kontraktues, partnerit publik, dhe një ose më shumë operatorëve ekonomikë, ose SPV, partnerit privat, ku: a)  partneri publik merr përsipër të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare, pjesërisht ose plotësisht për realizimin e investimit në kontratat e punëve publike ose kontratat e shërbimeve të partneritetit publik privat”, thuhet në nenin 8.

Pavarësisht disa neneve të debatueshme, qeveria ka vënë mend nga skandalet. Shumë persona të lidhur me krimin (Pëllumb Gjoka) dolën që kanë marrë koncesione dhe qeveria ka vendosur një kufizim. Pra kushdo që është i dënuar nuk mund të lidhë kontrata koncesionare.

Çdo operator ekonomik, që është ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për ndonjë nga veprat penale të përmendura në këtë pikë, skualifikohet nga procedurat për dhënien e koncesioneve për një periudhë 5-vjeçare nga data e ekzekutimit të dënimit, nëse nuk është përcaktuar një periudhë tjetër nga gjykata. Ky skualifikim bëhet për veprat penale të mëposhtme:

a) Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë të armatosur, organizatë terroriste, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi;

b) Korrupsion, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi;

c) Mashtrim, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi;

ç)  Pastrim parash ose financim të terrorizmit, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi;

d) Vepra me qëllime terroriste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi;

dh)  Puna e fëmijëve dhe forma të tjera të trafikimit të qenieve njerëzore, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi”, thuhet në ligj./Pamfleti

Dokumenta bashkëngjitur

2 Komente

  1. T
    Tirona.ED

    Sa gjat i ke ra o ‘MRET’ , e kishe shit që në fillim tmos ‘vuje ‘ kaq shum duke saju ligje e PPP për çdo gjo. Se mos jep me PPP ene naj taks për urinim o pasha që kurr mos të pafsha

    1. d
      dario

      Ka bere pasuri te jashtezakonshme me PPP. Vetem aty i rri mendja, te porti durresit dhe lejet e ndertimit. Eshte bere si beu fshatit. Jeton jashte merr te ardhura nga ky vend.

      Lini një Përgjigje