TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2025, 19:55

"Ramës i pezulluan darkën", Berisha nga Lezha: I pari mysafir i ftuar në KiE që i ndodh kjo

Shkruar nga Pamfleti

"Ramës i pezulluan darkën", Berisha nga Lezha: I pari

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për vizitën e tij në Këshillin e Europës në Strasburg.

Teksa po prezantonte kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, Berisha tha se kryeministrit Rama iu anulua një darke zyrtare që ishte planifikuar në Këshillin e Europës. Ai shtoi se Rama ishte i pari mysafir që i është anuluar darka.

“Unë sot në mëngjes u nisa nga kryeqyteti i Europës, Strasburgu, drejt Lezhës dhe nuk mund të mos ju përcjell ju, përshëndetjet për të përzemërta të grupit të Partive Popullore Europiane në Këshillin e Europës, Asamblenë Parlamentare, të grupit të Demokratëve dhe Konservatorëve të cilët sytë dhe mendjen i kanë të drejtuar tek fitorja e opozitës në Shqipëri, tek mbizotërimi i saj ndaj narkoshtetit dhe shpëtimi i Shqipërisë.

Miq, u ktheva shumë mirënjohës, u ktheva realisht optimist dhe i sigurt se mbështetja e miqve tanë është më e madhe se kurrë.

Por dua të ju them këtu se pata dhe një ndjenjë turpërimi të vërtetë, pasi në tempullin më të vjetër të demokracisë evropiane, tempullin e vlerave, lirive dhe të drejtave të njeriut dhe zgjedhjeve të lira, Edi Ramës ia kishin pezulluar darkën. Po.

Duke u bërë kështu, i pari mysafir i ftuar që i anulohej darka. Megjithatë ju garantoj se respekti për Shqipërinë dhe shqiptarët, mbështetja e parlamentarëve të grupeve të qendrës së djathtë dhe konservator është e jashtëzakonshme dhe unë aty përfaqësova secilin prej jush, përfaqësova vullnetin tuaj. Vetëkuptohet përfaqësova çdo shqiptar që di të sillet si shqiptar dhe nuk detyron mikpritësin të ja plasin derën në fytyrë”, tha Berisha nga Lezha.

Lini një Përgjigje