TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2025, 15:07

Çelja e fushatës, Rama zbulon detaje dhe tregon pse zgjodhi datën 12

Shkruar nga Pamfleti

Çelja e fushatës, Rama zbulon detaje dhe tregon pse zgjodhi

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se çelja e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit do jetë më 12 Prill.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se hapja e fushatës zgjedhorë do të bëhet në orën 12:00 më 12 Prill në “Sheshin Skënderbej”.

“12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE”, shkruan kryeministri.

Sipas tij, arsyeja që ka zgjedhur datën 12, përkon me listën zyrtare të PS në 12 qarqet e vendit dhe 12 yjet e flamurit Evropian.

Çelja e fushatës, Rama zbulon detaje dhe tregon pse zgjodhi

Kryeministri Rama ka shmangur kështu “përplasjen” me kreun e PD Sali Berisha për çeljen e fushatës. Ndërkohë që demokratët e kanë marrë vendimin përfundimtar. Ata do të mblidhen në sheshin Nënë Tereza të premten e 11 Prillit në orën 19:00.

 

 

Lini një Përgjigje