
Kreu PD, Sali Berisha ka njoftuar mitingun e parë për nisjen e fushatës zgjedhore nga Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Berisha u ka bërë thirrje bashkëkombasve dhe qytetarëve shqiptarë t’i bashkohen PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore në çeljen e fushatës zyrtare në sheshin ‘Nënë Tereza në Tiranë’.
‘Merrni miqtë, familjen dhe eja drejt fitores’, është slogan i ri i PD që fton qytetarët t’i bashkohen çeljes së fushatës elektorale më 11 prill në Tiranë, në orën 19.00, ku do të prezantohet edhe programi i demokratëve për qeverisjen e ardhshme të vendit.
‘11 Prill, ora 19:00 në sheshin “Nënë Tereza”, nisim rrugëtimin drejt fitores! Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore ju ftojnë të bashkoheni në çeljen e fushatës’, thuhet në mesazhin e PD.
Lini një Përgjigje