TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2025, 10:47

Rama batuta me diplomaten e BE: Ne kemi diellin, ti solle të ftohtin e Brukselit!

Shkruar nga Pamfleti
Rama batuta me diplomaten e BE: Ne kemi diellin, ti solle të ftohtin e
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas dhe Edi Rama

Në konferencën e përbashkët me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së Kaja Kallas, kryeministri Edi Rama nuk i kursei batutat.

“Ne kemi diellin, ti ke sjellë të ftohtin e Brukselit”, i tha Rama me humor përfaqësueses së lartë.

Kreu i qeverisë theksoi më tej se Shqipëria është e investuar në procesin e negociatave duke qenë vazhdimisht në të njëjtën linjë me politikat e Bashkimit Evropian.

“Më vjen jashtëzakonisht mirë që më në fund e mbajte fjalën, ma kishe dhënë para si përfaqësuese e lartë e vendit tënd dhe vendeve tona. Kemi pasur një takim shumë pozitiv. Mes nesh dhe BE-së nuk ka asnjë problem apo çështje të hapur, përkundrazi kemi një linjëzim të plotë në të gjitha aspektet. Kemi folur për sfidën e madhe të procesit të anëtarësimit, ashtu sikundër kemi folur për rajonin dhe problematikat në rajon në një moment kur ne e kemi të domosdoshëm unitetin dhe stabilitetin e rajonit.

Kemi prekur me zv.Presidenten edhe çështjen e bashkëpunimit strategjik në fushën e sigurisë, një temë qendrore në jetën e përditshme dhe politikën e Bashkimit Evropian.

Lufta nuk është një bardh e zi i së shkuarës as një ngjarje spontane në kufijtë e Europës, ndaj së cilës Europa duhet të shtrëngojë radhët e padiskutim pjesë e këtij angazhimi është edhe Shqipëria në përmasën e vet. Partneriteti për sigurinë e mbrojtje që e nënshkruam me Kajan Dhjetorin e kaluar është një hap dhe praktikisht dialogu do jetë një konstante e vazhdueshme me BE-në”, tha Rama.

kaja kallas

Lini një Përgjigje