TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2025, 09:27

"Do ngelesh pa punë nëse nuk fiton zgjedhjet", Rama i përgjigjet komentuesit: Kam plot gjëra që duhet të bëj! 

Shkruar nga Pamfleti
"Do ngelesh pa punë nëse nuk fiton zgjedhjet", Rama i
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një abshkëbisedim me qytatrët në rubrikën "Sy m'sy" në Facebook, tha se misioni i tij do të mbarojë kur të integrohet vendi në BE.

Teksa një qytetar i thotë se do të ngelë pa punë nëse nuk fiton zgjedhjet e 11 majit, Rama tha se ka plot gjëra të tjera për të bërë, por theksoi se politika për të është një mision.

“Që të kesh letra duhet të jesh i pranuar si i tillë në Evropë apo në botë, këto janë gjëra të thjeshta. Sa i përket zanatit tim që ngel pa punë, po nuk fitova zgjedhjet, në fakt e vetmja gjë që kam shumë të sigurt është se kam plot gjëra të tjera që dua të bëj. Jo vetëm këtë që bëj, këtë e bëj se për mua është mision. Po të mos ishte mision nuk do të humbisja asnjë sekondë duke komunikuar me dikë si ti në këtë rast që shan, por të respektoj edhe ty se je një  nga qelizat e organizmit të gjallë të këtij vendi. Në këtë mision e kam për detyrë që të komunikoj edhe me ty. Për të çuar flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit në oborrin e BE“, u shpreh Rama. 

 

zgjedhjet e 11 majit

Lini një Përgjigje