TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2025, 09:28

Berisha e sfidoi në debat, Rama refuzon përballjen 'LIVE' para zgjedhjeve të 11 Majit

Shkruar nga Pamfleti
Berisha e sfidoi në debat, Rama refuzon përballjen 'LIVE'
Edi Rama dhe Sali Berisha

Kreu i qeverisë Edi Rama ka refuzuar debatin publik me Sali Berishën, i cili pak ditë më parë e ftoi në një përballje live përpara zgjedhjeve të 11 Majit.

I pyetur nga një qytetar, Rama e injoroi ftesën e Berishës.

“Me cilën opozitë do të bëj unë, unë debatin publik kam vite që e bëj përditë në sy të të gjithëve. Për cilën opozitën e keni fjalën? Nuk e kuptoj këtë” tha ai.

Rama në rubrikën e tij "Sy m'sy" në Facebook ndërkohë u shpreh i bindur për fitoren më 11 Maj.

“Qeveria jonë mund të ketë bërë shumë gabime, por askush përballë nuk bën dot këtë që ne mund të bëjmë. Do të ishte fatale për vendin çdo lloj lëkundjeje në 11 Maj. Që të jemi të qartë, nuk parashikoj ndryshim të mazhorancës, të shumicës. PS do ta rifitojë shumicën. Këtu çështja është se cili do të jetë mesazhi që populli do t’i japë BE-së, mesazh që këtu ne jemi siç ishim apo që jemi të vetëdijshëm se dera është hapur dhe duam të hyjmë në BE. Nëse duhet të jetë ky mesazhi i dytë, duhet një shumicë. Kjo nuk ka lidhje me fanelën apo me faktin që ne rrezikojmë të humbasim zgjedhjet.”, shtoi Rama.

Më tej kryeministri foli edhe për bullizimet ndaj kundërshtarëve tha se kushdo që nuk përballon dot humorin e satirën, duhet të rrijë jashtë politikës.

Në komunikimin e tij virtual me qytetarët, ai theksoi se nuk shan asnjëherë kundërshtarët e tij në politikë, edhe pse ndosh e kundërta. 

Sipas tij të gjitha cilësimet ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha s’janë gjë tjetër veçse një formë e ‘sofistikuar’ për t’i vënë në pah mangësitë e tij në këtë fushë.

“Nuk jam këtu për shaka, patjetër bëj humor që i bezdis shumë ata që janë kundërshtarë të mitë. Më vjen keq, por unë nuk bëj dot ndryshe. Se unë nuk shaj, nuk ul njerëzit o kriminel, o maskara, o qen bir qeni… Këto janë forma barbare! Më pëlqen të përdor satirën. Para ca ditësh është postuar në këtë faqe një episod i një krijimi të dy të rinjve që ma kanë dërguar, një teatër kukullash i lezetshëm, një mënyrë për të dhënë një mesazh kuptimplotë. Është sulmuar faqja nga një tufë e madhe kandidatësh të një subjekti politik të rinj. E vetmja gjë që mund të kuptoj nga ai sulm është vjetërsia e mendjes së tyre. Kush nuk është në gjendje të përballojë humorin e satirën, nuk duhet të merret me politikë. Është potencialisht i rrezikshëm!”, tha Rama në “Sy m’Sy”./ Pamfleti

edi rama debati me berishën edi rama dhe sali berisha

Lini një Përgjigje