TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2025, 11:22

Zyrtarët e PS pas hekurave, Rama: Jam krenar me punën e SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Zyrtarët e PS pas hekurave, Rama: Jam krenar me punën e SPAK
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se është i kënaqur me punën e SPAK dhe krenar, pasi falë reformës në drejtësi, që sipas tij është bërë nga PS, zyrtarë të lartë hetohen në mënyrë të pavarur.

Në konferencën e përbashkët me shefen për politikë të jashtme të BE, Kaja Kallas, kreu i qeverisë deklaroi se “sot jemi duke vendosur themelet e barazisë para ligjit”.

'Ne nuk e kemi pasur asnjëherë barazinë para ligjit. Ne këto vite jemi duke bërë ushtrimin për të pasur barazi para ligjit. Që nga 1912 kur kemi shpallur shtetin e pavarur ne nuk kemi pasur asnjë rast ku një person i veshur me pushtet politik të jetë hetuar i pavarur. Asnjëherë një hetim dhe gjykim dhe hetim të pavarur. Sot jemi duke vendosur themelet e barazisë para ligjit. Ne na duhet hyrja në BE për këtë, që barazia para ligjit të jetë e pakthyeshme, që barazia para ligjit të mos varet nga vullneti i një kryeministri apo një tjetri, por të jetë një normë e panegociueshme dhe e pashkelshme nga askush. Nëse në bëhemi anëtarë të kësaj familje kjo është e garantuar. Natyrisht nëse jemi duke përjetuar këtë moment historik kjo lidhet me vullnetin e kësaj shumice që qeveris vendin, që udhëhoqi reformën në drejtësi dhe mbështetjen e pakufishme të BE në këtë aspekt.', tha Rama.

 

edi rama spak

Lini një Përgjigje