Kryeministri Edi Rama ka shmangur “përplasjen” me Sali Berishën për çeljen e fushatës.
Edhe pse 11 prilli është data zyrtare për nisjen e fushatës, Rama ka vendosur që ceremoninë e hapjes ta mbajë më 12 prill në mesditë, pra të shtunën në sheshin "Skënderbej". Ndërkohë po vijojnë diskutimet mbi mënyrën e prezantimit.
Ndërkohë që demokratët e kanë marrë vendimin përfundimtar. Ata do të mblidhen në sheshin Nënë Tereza të premten e 11 Prillit në orën 19:00.
Lini një Përgjigje