TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Prill 2025, 11:52

Vota e diasporës/ Celibashi: Kur shpërndahen fletët në Europë e në kontinentet e tjera

Shkruar nga Pamfleti

Vota e diasporës/ Celibashi: Kur shpërndahen fletët në

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për diasporën shqiptare në lidhje me shpërndarjen e fletëve të votimit për zgjedhjet e vitit 2025.

Ai ka konfirmuar se fletët e votimit do të dërgohen në Europë nga data 15 deri më 22 prill dhe në kontinentet e tjera nga data 15 deri më 25 prill. Celibashi ka siguruar shqiptarët jashtë vendit se nuk do të kenë asnjë kosto për dërgimin e fletës së votimit, pasi KQZ do të paguajë postën.

Ai ka ftuar qytetarët që ta dërgojnë fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes, duke theksuar rëndësinë e kohës për të siguruar që vota të mbërrijë në kohë.

"Fleta e Votimit do të vijë tek ju! Lexojeni dhe Shpërndajeni – Për zgjedhësit jashtë vendit. Fletët e votimit do të mbërrijnë:

Në Europë: nga data 15 deri më 22 prill

Në kontinentet e tjera: nga data 15 deri më 25 prill

Pasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes! Nuk do të shpenzoni asgjë – Posta paguhet nga KQZ.

Mos e vononi – çdo ditë është e rëndësishme që vota juaj të mbërrijë në kohë!

Zëri juaj ka rëndësi! #Zgjedhje2025 #VotoNgaJashtë #FletaEVotimit #KQZ", shkruan Celibashi.

Lini një Përgjigje