
Turqia ka qenë ndër shtetet e para që ka përdorur paketa DPI për të censuruar dhe përgjuar popullatën...
Kryeministri Edi Rama ka filluar të kopjojë “vëllanë” e tij turk në çdo lëvizje. Turqia është kthyer në një shtet autoritar dhe duket se Babloku po tenton të bëjë të njëjtën gjë në vendin tonë, duke menduar se është një Erdogan i dytë.
Përveç ambicies për të siguruar shumicë të cilësuar në zgjedhje dhe për të asgjësuar opozitën, Rama duket se ka kopjuar nga Turqia një plan ogurzi, i cili rrezikon jo vetëm të na kthejë në anarki, por cenon drejtpërdrejt liritë e qytetarëve. E kemi fjalën për skandalin e përgjimeve.
Aktualisht është e konfirmuar se në vendin tonë janë futur 7 pajise DPI (Deep Packet Inspection), të cilat janë instaluar te dy kompanitë celulare dhe kompanitë e tjera të internetit.
Qeveria pretendon se ato janë instaluar për të bllokuar TikTok-un, por në fakt rreziku është më i madh. Mjafton të shohësh në internet se çfarë janë pajisjet DPI dhe kupton se në duar të gabuara ato mund të përdoren për gjithçka.
Shumëkush mund të mendojë se kush ja shtiu në mend Ramës të merrte pajisje të tilla. Por duket se ai e ka shembullin, vëlla Erdoganin.
Turqia është ndër shtetet e para që ka instaluar pajisje DPI për të kontrolluar qytetarët e saj. Në vitin 2017 u zbulua një gjë e tillë nga një grup studiuesish kanadezë. “Citizen Lab” zbuluan një operacion të madh spiunazhi kompjuterik që u përhap në Turqi, Egjipt dhe, indirekt Siri. Operacioni, i cili filloi më 2017, ishte një injeksion rrjeti në nivel kombëtar për të ofruar spyware.
Sipas hulumtimit, Deep Packet Inspection (DPI), harduer i zhvilluar nga kompania kanadezo-amerikane ‘SandVine’ u përdor për mbikëqyrje ndërkombëtare në Turqi. Qëllimi ishte të mashtronin përdoruesit për të shkarkuar programe të bashkuara me spyware. Pas instalimit të programeve, qeveria mori askes te kamerat dhe mikrofonët e celularëve, duke përgjuar këdo.
Po ashtu DPI u përdor për të censuruar popullatën. Kjo pasi u bllokuan faqe si: Human Rights Watch, Reporters Without Borders, Al Jazeera, Mada Masr, HuffPost Arabic, Wikipedia, Fondacioni Hollandez i Transmetimit (NOS) dhe Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
Ndërkohë qeveria turke i vuri në zbatim paketat DPI edhe gjatë protestave të javë të fundit, pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Imamoglu. Erdogan bllokoi internetin për mbështetësit e tij, duke i penguar të organizoheshin për protesta. Po ashtu, kufizoi faqe të caktuara në rrjetet sociale që bënin thirrje për protesta.
Me pak fjalë, pajisjet DPI janë të aftë të bëjnë gjithçka. Qeveria mund të shohë çdo gjë që bëjmë ne në celular apo kompjuter. Mund të kufizojnë internetin, mund të infektojë celularët tanë me viruse dhe të marrë akses në gjithçka. Po ashtu mund ta përdorë si “armë” për të goditur kritikët. Me pak fjalë, Rama po ecën në gjurmët e Sulltan Erdoganit. /Pamfleti
Lini një Përgjigje