
Partia Demokratike i ka dërguar e-mail çdo votuesi në diasporë, lidhur me fushatën elektorale. Në e-mailin e dërguar në rrugë zyrtare nga PD me thirrje të kryetarit të partisë, Sali Berisha, i kërkon emigrantëve të kontribuojnë me donacione për fushatën elektorale. Ky kontribut, sipas tij, është ‘jetik kundër narkoshtetit’.
"Në vetëm 3 ditë nis fushata që mund të ndryshojë rrjedhën e Shqipërisë – ajo për zgjedhjet vendimtare të 11 majit.
Përballë kemi një makineri pushteti dhe paraje. Por me ndihmën tuaj, e vërteta dhe shpresa mund të fitojnë.
Çdo kontribut – sado i vogël – është një goditje ndaj narkoshtetit dhe një ndihmë jetike për Partinë Demokratike”, thuhet në e-mail.
Lini një Përgjigje