TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2023, 14:39

Rama “zbut” dhunën ndaj Petraq Milos: Abazoviç dhe ministri malazez telefonuan profesorin, policët nuk i varim dot

Shkruar nga Pamfleti
Rama “zbut” dhunën ndaj Petraq Milos: Abazoviç dhe
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë publikisht për incidentin në kufi me profesorin Petraq Milo, i cili u dhunua fizikisht nga policët malazezë të kufirit.

Nga Podgorica, pas mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, Rama ka zbutur tonet për incidentin dhe bëri të ditur se kryeministri malazez Abazoviç dhe ministri i Brendshëm i Malit të Zi telefonuan profesorin Milo duke i kërkuar ndjesë.

“Dua ta falenderoj për faktin që qysh në sekondën e parë të daljes së saj videos i ka telefonuar profesorit, i ka shprehur ndjesën ai dhe ministri i Brendshëm, janë marrë të gjitha masat në raportin me personat në fjalë dhe e gjitha kjo është bërë me xhentilesë maksimale por edhe me urtësi maksimale. Këto janë raste që ndodhin, u ndodhin dhe shqiptarëve me policinë shqiptare, u ndodhin malazezëve me policinë malazeze, por këto janë raste që shërbejnë si burim frymëzimi për të gjithë patriotët të rajonit tonë, që mezi i presin për të ndezur flakën e nacionalizimit dhe për të kërkuar që të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike, dhe kjo është arsyeja pse na duhet shumë më tepër bashkëpunimi rajonal, bashkëpunim pa kufij, jo se çdo popull do shpëtojë nga derrat e vetë ndonjëherë, por sepse sa më shumë hapësira të jetë e përbashkëta, aq më pak derrat do ndërhyjnë në punët e brendshme.”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

dhuna ndaj petraq milos rama abazoviç

Lini një Përgjigje