
Kryeministri Edi Rama ka trumbetuar “Ballkanin e Hapur” edhe në Malin e Zi. Teksa ky projekt ka filluar të zbehet, Rama e ripreku si çështje gjatë konferencës së përbashkët me homologun Dritan Abazoviç gjatë konferencës për shtyp pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive.
Sipas Ramës, pas Ballkanit të Hapur nuk fshihen as kinezë, as rusë dhe as gjermanë. Sipas tij, është nismë e jona për të jetësuar parimet dhe objektivat e Procesit të Berlinit.
"Mali i Zi, është bërë një vend lider dhe shembull në rajon në këtë aspekt, është e pabesueshme që ne nuk kemi vënë në shfrytëzim liqenin. është 0 e shfrytëzuar, në mos nga disa që hedhin dinamit për të vrarë peshq të pafajshëm. Eshtë një situatë që ne duam ta përmbysim, pse nuk e kemi bërë dot deri tani, pasi problematika është tek koordinimi. Ne nuk e kemi kulturën e koordinimit, as brenda për brenda, nuk e di për te Mali i Zi, po nuk besoj të jetë ndryshe. Edhe ministri me ministri kanë kulturën e republikave, jo sikur janë dy ministri në një qeveri. Kjo është sfida. Kjo është arsyeja pse duhet Ballkani i Hapur, pa ato nuk ka Paris, Bruksel që na shpëton. Se Moskë jo e jo”, tha ai.
Lini një Përgjigje