TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2023, 13:38

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, nënshkruhen 11 marrëveshjet

Shkruar nga Pamfleti
Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, nënshkruhen 11
Rama dhe Abazoviç

Në Podgoricë është zhvilluar mbledhja mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi. Në përfundim kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij malazez Dritan Abazoviç firmosën Deklaratën e Përbashkët dhe 10 marrëveshje mes dy vendeve në fushën e energjisë, infrastrukturës, ekonomisë e rinisë.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ka nisur në orën 13:00. Një vëmendje të madhe do të marrë edhe projekti për ndërtimin e urës mbi lumin Bunë, që dy qeveritë do të nënshkruajnë një marrëveshje. Projekti që u nënshkrua për ndërtimin e urës pritet që ta kthejë këtë në një zonë të përbashkët turistike, pasi do të lidhë Velipojën me pjesën tjetër të bregut në Malin e Zi.

Ndërkohë është nënshkruan edhe marrëveshja që do t’i hapë rrugë ndërtimit të pikës së re kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Kjo pikë kufitare do të hapet pranë Ulqinit dhe Velipojës, në zonën midis Sveti Nikola (Mal i Zi) dhe Pulaj (Shqipëri) dhe do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve mes dy vendeve. Po ashtu, një tjetër marrëveshje e rëndësishme do të jetë ajo për sigurimet shoqërore, njohja e pensioneve mes dy vendeve. Kjo është mbledhja e dytë që zhvillohet mes qeverive të dy vendeve. Takimi do të mbahet në Podgoricë në ambientet e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve. Mbledhja do të nisë në orën 09:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri pasdite.

Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta planifikohet të mbahet konferenca për shtyp e Kryeministrit të Malit të Zi  Dritan Abazoviç dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës.

edi rama abazoviç

Lini një Përgjigje