TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2023, 11:15

Interpelanca në Kuvend e Ramës për "McGonigal", Balla: Me 2 Mars do themi ca të vërteta

Shkruar nga Pamfleti
Interpelanca në Kuvend e Ramës për "McGonigal", Balla:
Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla tha se në seancën e 2 Marsit në Kuvend, do të mbahet interpelanca e kërkuar nga opozita për dosjen e ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.

Ai tha se me 2 Mars, mazhoranca do të thotë disa të vërteta.

“Të gjtiha grupet parlamentare duhet të kuptojnë se foltorja në Kuvendin e Shqipërisë nuk mund të merret peng. Çdo deputet mund ta përdorë për të thënë mendimet e tij. Në këtë këndvështrim, për seancën e ardhshme, ditën e enjte kemi përcaktuar mbajtjen e mocionit me debat dhe besoj që të gjitha grupet parlamentare duhet të përgatiten më së miri për këtë debat. Ne po bëjmë përgatitjet tona për të shfrytëzuar këtë moment për të ndarë me opinionin publik çështje që kanë rëndësi për qytetarët.

Të mos gjendemi me kërkesa të tjera që mund të pengojnë mbajtjen e këtij mocioni me debat. Çdo deputet do ketë 10 minuta në dispozicion që është koha maksimale. Kemi të bëjmë me një bashkim të disa kërkesave. Mendoj se 24 orë janë të mjaftueshme. Duhet t’ju them se grupi ynë parlamentar mezi po e pret mocionin me debat për të diskutuar disa të vërteta me rëndësi për shqiptarët”-tha Balla.

Lini një Përgjigje