TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2023, 20:00

Protesta e 3 marsit, Berisha: Do të përgatitemi me të gjithë mjetet, nuk do të ketë paqe për Ramën!

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e 3 marsit, Berisha: Do të përgatitemi me të gjithë

Ish-kryeministri, Sali Berisha në një komunikim për mediat u ndal edhe tek protesta e 3 marsit. Berisha tha se nuk do të ketë paqe deri sa shqiptarët të arrijnë të votojnë të lirë.

“Protesta e 3 marsit nuk ka dhe nuk mund të ketë paqe për Edi Ramën. Nuk mund të ketë stabilitet me Edi Ramën. Ata të cilët na sugjerojnë ne apo shprehen se po lëkundët stabiliteti, u themi se nuk do të ketë stabilitet deri sa shqiptarët të votojnë të lirë. Armata e bandave në të katër anët e vendit, shteti elektoral u vërsulën mbi populli opozitar”, tha ai.

Berisha ndër të tjera është ndalur tek vdekja e 22-vjeçares keniane. Ai akuzoi qeverinë se po fsheh krimin e rëndë, duke theksuar se sipas tij, ‘vrasësi fle në qeveri’.

“Nuk po ndalem në zinxhirin e pafund të vendimeve politike gjyqësore. Keni dëgjuar ju për vajzën 22-vjeçare, e dini ju ku fle vrasësi apo jo? Në qeveri, në qeveri. Po, po vrasësi i saj fle në qeveri, mbulohet nga qeveria, mbulohet nga Edi Rama. E masakruan dhe asnjë hetim, çdo gjë u bë që të prishej çdo hetim. Por turp i madh, ajo kishte ardhur në Shqipëri, nuk ka akt më racist më të ulët. Prishën çdo provë për të mos hetuar njeriun e qeverisë. ‘Hakmarrja për drejtësi’, 17 të vrarë të ekzekutuar, 28 plaçkitje me armë, thyerje bankash, arkash, drejtësia e re i dha pafajësinë. Edhe 17 lopë po të kishte vrarë një njeri do të kishte marrë një dënim. Kanë marrë 17 vetë dhe janë sot të gjithë për shkak të Edi Ramës dhe janë miq të Edi Ramës dhe të Olsi Ramës. Klani Rama është klani më i rrezikshëm mafioz i Europës. Revolucioni është jetik, jo vetëm për demokratët, për PD, për çdo shqiptar që e do këtë vend. Për çdo shqiptar që do që Shqipëria të jetë një vend normal.  Ky grup, kjo organizatë kriminale që drejton sot, urren për vdekje shqiptarët dhe ju garantoj ju jo vetëm demokratët, edhe socialistët e ndershëm dhe ata pa parti. Hajduti urren gjithmonë viktimën e tij. Atë që vjedh edhe e urren dhe urrejtjen e ka si ngushëllim për aktin që ka kryer”, tha Berisha.

protesta e 3 marsit berisha

Lini një Përgjigje