TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shkurt 2023, 20:11

"3 Marsi"/ Roland Bejko: Nëse vula i kalon Berishës, PD pushon së ekzistuari

Shkruar nga Pamfleti

"3 Marsi"/ Roland Bejko: Nëse vula i kalon Berishës, PD

Ish deputeti i PD-së, Roland Bejko është shprehur  se Berisha ka bërë hapa pas me revolucionin pasi pa mbështetjen e pakët që kishte, sidomos në protestën e fundit para Parlamentit.

Sipas tij partia më e madhe opozitare po “rrudhet” çdo ditë dhe nëse Apeli do të vendosë që vula t’i kalojë Berishës, Parti Demokratike do të “pushojë së ekzistuari”.

Dëshpërimi i tij i fundit ishte në protestën e fundit para parlamentit. Nga aty ai tha dy gjëra, se do çojë demokratët të protestojnë në Surrel dhe tjetra që po të dojë pushton edhe parlamentin.

Duke qenë se nuk pushton dot zemrat e shumicës së shqiptarëve, edhe pse kushtet janë të tillë që një opozitë normale në këtë moment ku është qeveria aktuale, do ta bënin çdo opozitë tjetër në kushte optimale. Nuk mund të jenë Berisha dhe Meta shpëtimtarët e këtij vendi.

Për pasojë partia më e madhe opozitare mbetet e ndarë ne 3-4 pjesë. Kjo bën që PD të rrudhet përditë. Në rast se Apeli vazhdon t’ia japë Berishës, PD do pushojë së ekzistuari,” tha Roland Bejko për “Abc News”.

bejko berisha vula

Lini një Përgjigje