TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shkurt 2023, 14:59

Beteja për vulën e PD, "kërcënon" Meta: Gjykata t’i japë fund bashkëpunimit me Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Beteja për vulën e PD, "kërcënon" Meta: Gjykata
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur ditën e sotme nga Kukësi se cila rrugë duhet të ndiqet nëse KQZ nuk njeh vendimin e shkallës së parë të gjyqësorit dhe nuk regjistron për zgjedhje kandidatët e PD-së së Berishës, por ata të PD-së së Alibeajt.

Ai tha se institucionet duhet të respektojnë vendimin e gjykatës dhe t’i japin fund bashkëpunimit me Edi Ramën.

“Detyra e të gjithë institucioneve të respektojnë vendimin e gjykatës dhe t’i japin fund bashkëpunimit me Edi Ramën për të varrosur përfundimisht sistemin e drejtësisë në vend...

Ju e dini se gjykata është shprehur shumë qartë dhe gjykatësi e ka argumentuar dhe publikuar vendimin prej 1 viti. Kështu që është detyra e të gjithë institucioneve të respektojnë vendimin e gjykatës dhe t’i japin fund bashkëpunimit me Edi Ramën për të varrosur përfundimisht sistemin e drejtësisë në vend. Sepse ëndrrat e tij për një ekzekutim të pluralizmit politik janë varrosur një herë e përgjithmonë dhe vota e 14 majit do të jetë një votë referendare, plebishitare, jo vetëm për t’i dhënë fund monizmit në pushtetin vendor, por njëkohësisht për t’i dhënë fund në herë e përgjithmonë këtij regjimi mizor i cili e ka katandisur Shqipërinë, në vendin më të varfër të rajonit dhe Europës. Ka përfunduar çdo ëndërr për të provokuar opozitën dhe ndryshimi do të ndodhë. Është një ndryshim me çdo çmim dhe çmimin ia kemi lënë atij ta zgjidhi vetë.”, tha Meta.

 

lufta për vulën e pd meta berisha

Lini një Përgjigje