TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shkurt 2023, 11:50

SPAK tmerron Berishën, sulme e presione ndaj prokurorëve pas marrjes në pyetje të Metës dhe Zenit

Shkruar nga Pamfleti

SPAK tmerron Berishën, sulme e presione ndaj prokurorëve pas marrjes

Ajo që vihet re është se pas thirrjes së Zenit dhe Metës, Berisha ka shtuar dozën e presioneve duke dhënë sinjale se diçka e madhe po vjen për të, familjen e tij dhe padyshim aleatin e tij.

Prokuroria e Posaçme është kthyer në makth për klasën politike, por sidomos për dyshen Meta-Berisha. Kreu i Partisë së Lirisë ngjiti në fillim të kësaj jave shkallët e kësaj prokurorie dhe kjo i ka futur të gjithë në panik. Dje Meta e sulmoi prokurorinë, por ai që duket më i frikësuar është Sali Berisha.

Ky i fundit, ka intensifikuar ndjeshëm sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme gjatë kësaj jave. Thuajse në çdo dalje ai sulmon dhe etiketon prokurorët. Pak ditë më parë i pari që trokiti në derën e SPAK-ut ishte Shkëlzen Berisha, i cili u mor në pyetje për dosjen e Gërdecit. Pas tij trokiti Meta, i cili dha sqarime për aferën CEZ-DIA. Berisha duket se po e ndjen lakun që po ngushtohet dhe po ushtron presion ndaj prokurorëve. Të njëjtën gjë bëri dhe sot nga Tepelena.

Teksa akuzoi Arben Ahmetajn se nuk kreu inspektime për inceneratorët, ai sulmoi SPAK-un dhe vijon këmbëngul se është kthyer në seksion të Partisë Socialiste.

“Nga viti 2014 deri ditën që doli Ahmetaj, ju garantoj që ka pasur të paktën vetëm një person që ka bërë 243 denoncime, por të marrë së bashku shkojnë në 1000. Por përse “Skapi” i partisë hesht dhe nuk arreston inspektorin e paguar me taksat tuaja. Pse nuk shkon të arrestojë ministrin, Sekretarin e Përgjithshëm. Kjo sepse ai është i kalbur, sepse u ndërtua si seksion i PS. Prandaj duhet të ngrihemi me të gjithë forcën tonë. Unë ju dhashë një shembull po të tillë janë të pafund", tha Berisha.

Por të njëjtën retorikë ai përdori edhe dje edhe pardje. Ai këmbëngul se SPAK është seksion i PS. “SKAP-i partisë është seksioni juridik i PS. Këtë nuk ka njeri që nuk e ka marrë vesh deri më sot. Është kryer një veprimtari e paparë në shekuj, mafioze nga Edi Rama, këshilltari i tij personal Dorian Duçka dhe nga miku i tij Agron Neza. Një nga ata prokurorë për t'i hapur çështjen dhe për t'i vendosur hekurat në duar Edi Ramës”, shprehej Berisha të enjten.

Ajo që vihet re është se pas thirrjes së Zenit dhe Metës, Berisha ka shtuar dozën e presioneve duke dhënë sinjale se diçka e madhe po vjen për të, familjen e tij dhe padyshim aleatin e tij. Dje avokati Samir Vishaj bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se kush ngjit shkallët e SPAK-ut, duhet ta dijë se dosja tashmë është kopsitur./Pamfleti

meta berisha zeni

Lini një Përgjigje