TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shkurt 2023, 09:48

Plas konflikti mes Idrizit dhe “Foltores”/ PDIU e vetme në zgjedhje: Shqiptarët s’duhet të votojnë Fredi Belerin e paktit Berisha-Dule

Shkruar nga Pamfleti

Plas konflikti mes Idrizit dhe “Foltores”/ PDIU e vetme në

Vuloset divorci mes Shpëtim Idrizit dhe Sali Berishës. Aleanca e "Foltores" me Vangjel Dulen për të kandiduar Fredi Belerin në Himarë, ka bërë që PDIU të dalë më vete në zgjedhje.

Përmes një reagimi, kjo parti ka hedhur akuza të forta ndaj Berishës dhe Dules, teksa shprehet se  askush nuk duhet të votojë për Fredi Belerin

PDIU nuk i ka bërë kurrë thirrje mbështetësve të një partie tjetër politike se si duhet të votojnë, por sot është koha tu bëjmë thirrje shqiptarëve të mos votojnë Fredi Belerin, njeriun e akuzuar për masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar me vendimin e Gjykatës Vlorë, me nr 224/24.9 2004 dhe me numër 302/ 26.12.2006, me 3 vite burg për dhunim të simboleve shtetërore shqiptare”, shprehet PDIU.

Shpëtim Idrizi ka bërë me dije se si Berisha, ashtu dhe grupi i Alibeajt nuk e ka kontaktuar për të dalë bashkë në zgjedhje. Sipas tij, PDIU nuk mund të pranojë një kandidat që mbështet ata që kryen masakrat çame.

Theksojmë që PDIU nuk është kontaktuar asnjë herë, nga asnjë nga dy palët e PD-së, për të kërkuar bashkëpunimin e saj. PDIU e ka bërë të qartë që nuk përfshihet dhe nuk mban anë në debatin e brendshëm në PD, por në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje, që ata që flasin në emër të demokratëve e kanë detyrë që të bashkohen e të sjellin një forcë solide në zgjedhjet që priten të mbahen. Shqiptarët e Ҫamërisë e njohin mirë historinë e tyre dhe të të parëve të tyre dhe e dinë mirë se si i vrau e masakroi Napoleon Zerva me bandat e tij dhe se si tentoi ti vriste për së dyti Enver Hoxha dhe komunistët, por po kaq e padrejtë është dhe intimidimi, indiferenca e Partive Politike kryesore në këto 32 vite. Çështja Ҫame do të zgjidhet kur të gjitha partitë politike me mbështetjen e aleatëve tanë SHBA, BE dhe Britani e madhe, të vendosin të parin interesin kombëtar dhe jo partiak a të liderëve të tyre”, shprehet PDIU.

Vetë Berisha u pyet një ditë më parë për aleancën me Idrizin dhe ai ishte i prerë, duke deklaruar se kjo parti nuk dihet nëse është majtas apo djathtas. Si duket sot ka ardhur dhe reagimi i Idrizit.

Reagimi i plotë

Në respekt të interesimit të mediave;

Bazuar në ndryshimet e fundit Kushtetuese për heqjen e koalicioneve, PDIU ka marrë vendimin që të dalë e vetme në zgjedhje.

Theksojmë që PDIU nuk është kontaktuar asnjë herë, nga asnjë nga dy palët e PD-së, për të kërkuar bashkëpunimin e saj. PDIU e ka bërë të qartë që nuk përfshihet dhe nuk mban anë në debatin e brendshëm në PD, por në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje, që ata që flasin në emër të demokratëve e kanë detyrë që të bashkohen e të sjellin një forcë solide në zgjedhjet që priten të mbahen.

Shqiptarët e Ҫamërisë e njohin mirë historinë e tyre dhe të të parëve të tyre dhe e dinë mirë se si i vrau e masakroi Napoleon Zerva me bandat e tij dhe se si tentoi ti vriste për së dyti Enver Hoxha dhe komunistët, por po kaq e padrejtë është dhe intimidimi, indiferenca e Partive Politike kryesore në këto 32 vite. Çështja Ҫame do të zgjidhet kur të gjitha partitë politike me mbështetjen e aleatëve tanë SHBA, BE dhe Britani e madhe, të vendosin të parin interesin kombëtar dhe jo partiak a të liderëve të tyre.

PDIU nuk i ka bërë kurrë thirrje mbështetësve të një partie tjetër politike se si duhet të votojnë, por sot është koha ti bëjmë thirrje shqiptarëve të mos votojnë Fredi Bejlerin, njeriun e akuzuar për masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar me vendimin e Gjykatës Vlorë, me nr 224/24.9 2004 dhe me numër 302/ 26.12.2006, me 3 vite burg për dhunim të simboleve shtetërore shqiptare.

Shqiptarët nuk mund e nuk duhet të votojnë njeriun që bën edhe sot fushatë me flamurin e Vorio Epirit i cili advokon autonominë e Vorio- Epirit, që tenton të prekë tërësinë territoriale të Shqipërisë, atdheut tonë.

 

pdiu dule fredi beleri berisha

Lini një Përgjigje