TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shkurt 2023, 07:29

Thirrja e Metës në SPAK, Ngjela: Sinjal se reforma po funksionon, SHBA nuk i fal të korruptuarit

Shkruar nga Pamfleti
Thirrja e Metës në SPAK, Ngjela: Sinjal se reforma po funksionon, SHBA
Ilir Meta në dyert e SPAK dhe avokati Ngjela

Avokati deklaroi se politika amerikane nuk i toleron emrat që janë zhytur në afera.

Avokati Spartak Ngjela e sheh thirrjen e Ilir Metës në SPAK si sinjal se reforma në drejtësi ka nisur të japë rezultat. Sipas tij, korrupsioni në Shqipëri është fenomen mjaft i përhapur dhe padyshim duhet forcë për ta luftuar. Në një emision televiziv, ai u shpreh se janë amerikanët ata që përmes SPAK po godasin të korruptuarit.

Nuk mund të flasim dot se çfarë po bën SPAK-u por unë mendoj se reforma në drejtësi ka filluar të japë rezultatet e veta. Duhet të kemi parasysh që nuk ka qenë një gjë e thjeshtë korrupsioni në Shqipëri, ka qenë fenomen. Kur drejtësia në goditjen  penale ndeshet me një fenomen që ka pushtuar qeveritë, do ‘forcë ushtarake’. SHBA-të na thanë se do e bëjmë me SPAK-un. Nuk ka rast të tillë që të bëhet një reformë e madhe kundër qeverive të korruptuara dhe të kesh forcë”, tha avokat Ngjela.

Sipas tij, me largimin e Arben Krajës, ka nisur një frymë e re në SPAK. Avokati deklaroi se politika amerikane nuk i toleron emrat që janë zhytur në afera.

Koha tregoi se politikës amerikane po i del optika. Edhe pse ky është një rast i rrallë që nuk ka pasur nevojë për një forcë të jashtme që të godasë në mënyrë ushtarake. Këtu po duket se po ecim drejt çlirimit. E mbani mend si tha Kim para disa muajsh për SPAK-un? Që janë të trembur dhe të blerë? Pas asaj u ndryshua drejtuesi i SPAK dhe kemi lëvizje të reja”, tha Ngjela.

Ish-presidenti Meta u mor në pyetje në fillim të javës për aferën CEZ-DIA. Ai dyshohet se ka përfituar miliona nga Kastriot Ismailaj dhe sinjalet janë se nuk i ka mirë punët me drejtësinë e re.

 

ngjela meta spak cez-dia

Lini një Përgjigje