
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, vijoi edhe sot takimet me strukturat e PD në Tiranë.
Alibeaj u ndal në degët 6 dhe 7 në kryeqytet ku bisedoi me kryesinë dhe drejtues të strukturave të këtyre degëve.
Fokusi i takimit ishte situata politike, betejat që e presin PD në këtë kohë dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Alibeaj vuri theksin tek niveli i lartë i korrupsionit që sipas tij është pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës.
Pra duket se ai i ka dërguar tjetër mesazh Berishës se më 14 maj do të përfaqësojë ai PD-në. Më 3 mars do mbahet seanca gjyqësore për vulën e PD dhe po pritet me shumë interes se çfarë do të ndodhë. Nëse gjykata shtyn seancën apo nuk merr asnjë vendim, atëherë Berisha mbetet jashtë zgjedhjeve.
Lini një Përgjigje