TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shkurt 2023, 11:04

Kur do rrëzohet Rama? Berisha zbut revolucionin: Do ta largojmë me tubime paqësore

Shkruar nga Pamfleti

Kur do rrëzohet Rama? Berisha zbut revolucionin: Do ta largojmë me

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbutur sulmet e kërcënimet se revolucioni i nisur prej tij do ta largojë Edi Ramën.

Ai ka zhvilluar një takim me strukturat në Tepelenë dhe u shpreh se Rama po tenton të nxisë opozitën që të bojkotojë Kuvendin. Berisha u shpreh se kjo nuk do të ndodhë, teksa tha se largimi tij do të jetë paqësor.

Ju falënderoj për këtë pritje vëllazërore dhe përulem me nderim të madh para secilit prej jush. Para demokratëve të Tepelenës për ndihmesën dhe kontributin e gjithsecilit, në këtë përpjekje të dytë të madhe që ne na takojnë detyra dhe nderi si misionarë të përballemi me monizmin e dytë të vendosur në Shqipëri nga një grup individësh. E vërteta absolute është se nuk ka asnjë interes shoqëror, asnjë interes kombëtar dhe kanë vetëm një interes, pasurimin e shfrenuar të tyre në kurriz të çdo shqiptar, çdo demokratik e çdo socialisti. Edi Rama ka mbërthyer të gjitha pushtetet. Ju e shihni se si përdoret parlamenti sot, në mënyrën më të shëmtuar, në mënyrën më antikushtetuese në mënyrën më banditeske. Bëhet gjithçka që ne të largohemi nga Parlamenti. Krijohet çdo kusht e rrethanë që ne të bojkotojmë parlamentin. Por ne nuk do bojkotojmë. Nuk e dorëzojmë parlamentin”, tha Berisha.

Por në fund ai u shpreh se revolucioni i tij do të jetë paqësor dhe nuk do marrë pushtet me dhunë.

berisha rama revolucioni

Lini një Përgjigje