
Para nisjes së mbledhjes mes qeverisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi është zhvilluar ceremonia e mirëseardhjes dhe prezantimi i dy delegacioneve të qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi.
Qeveria e Republikës së Shqipërisë është pritur nga Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Në mbledhjen e sotme mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi do të nënshkruhen 11 marrëveshje.
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve do të mbahet në orën 13:00. Një vëmendje të madhe do të marrë edhe projekti për ndërtimin e urës mbi lumin Bunë, që dy qeveritë do të nënshkruajnë një marrëveshje. Projekti që do të nënshkruhet për ndërtimin e urës pritet që ta kthejë këtë në një zonë të përbashkët turistike, pasi do të lidhë Velipojën me pjesën tjetër të bregut në Malin e Zi.
Lini një Përgjigje